Lorik Maxhuni, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se Kosova ka nevojë për PDK’në.
Ai ka thënë edhe se LVV’ja, nuk e meriton votën e qytetarit, dhe se, vendi është në regres.
‘‘Vendi është në regres, kemi pa që shkalla e inflacionit është shumë e naltë. Nuk ka investime kapitale direkte që kanë hy në Kosovë, dhe përgjithësisht ekonomia është shumë e dobët. Kjo ekonomi është shumë e varun nga remitecat e diasporës. Ekonomia e Kosovës, ka nevojë për prodhim dhe zhvillim dhe ne kemi njeriun e duhur, Bedri Hamzën. Unë mendoj që Kosova nuk e ka shansën të gabojë, nga ajo që kemi pa, ky pushtet nuk e meriton votën e qytetarit. Unë besoj që ka nevojë për Partinë Demokratike’’, ka thënë ai mes tjerash përcjell Gazeta Express.
The post “Nuk ka investime kapitale direkte, ekonomia është shumë e dobët”, Lorik Maxhuni: Vendi ka nevojë edhe një herë për PDK’në appeared first on Gazeta Express.

