Universiteti i Harvardit ka njoftuar më herët gjatë këtij viti se historianit të njohur Noel Malcolm i është ndarë diplomë nderi.
Në këtë njoftim, universiteti ka cituar edhe fjalët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për punën e Malcolm në dokumentimin e asaj që po ndodhte gjatë viteve të 90-ta.
“Puna e tij erdhi në kohën e duhur, pasi propaganda po përdorej për të justifikuar gjenocidin, dhe ajo dokumentoi diskriminimin sistematik të shqiptarëve.”, citohen fjalët e Kurtit nga Universiteti i Harvardit.

The post Noel Malcolm merr diplomë nderi nga Harvardi, universiteti e përmend punën e tij për Kosovën, citojnë edhe Kurtin appeared first on Gazeta Express.

