Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një e-mail në të cilin kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, i shkruan një zyrtari tjetër të kompanisë, për komentin publik të bërë nga punëtori Asdren Ademi për riparimin e disa trenave në Serbi.
Haradinaj ka thënë se ka shumë dëshmi që e vërtetojnë se një gjë e tillë ka ndodhur dhe sipas tij kryeshefi i Trainkos e ka mohur, meq ka mendur se nuk do të dilnin faktet.
Lidhur me këto publikime, Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të flasë.
“ Ka shumë dëshmi që vërtetojnë prezencën e serbëve nga Serbia, në emër të ekspertizës, në Kosovë (Trainkos). Kryeshefi e mohonte, sepse nuk besonte se do t’i dilnin faktet!
Shihni foton dhe emailin!
Fol, Kryeministër!
Çka është kjo?
Pas pak edhe video.”, ka shkruar Haradinaj.
The post Njw kombi me targa e serbe e një e-mail, Daut Haradinaj paralajmëron edhe një video për riparimin e vagonëve në Serbi appeared first on Gazeta Express.

