By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Njohësit vlerësojnë se fushata parazgjedhore do të jetë më e tensionuar se e dhjetorit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Njohësit vlerësojnë se fushata parazgjedhore do të jetë më e tensionuar se e dhjetorit
Lajme

Njohësit vlerësojnë se fushata parazgjedhore do të jetë më e tensionuar se e dhjetorit

Momenti
Published: May 28, 2026

Fushata dhjetëditore për zgjedhjet e 7 qershorit do të nisë sot.

Derisa tash e disa ditë partitë kanë mbajtur tubime në Kosovë e diasporë duke paraqitur edhe ofertat e tyre politike, njohësit kanë shprehur pritjen që ngjashëm do të jetë edhe fushata sikurse parafushata. 

Your browser does not support the video tag.

Njohësi i zhvillimeve politike, Adrian Zeqiri, vlerëson se partitë janë përqendruar në premtime për paga, por nuk kanë paraqitur plane për zhvillim ekonomik të Kosovës. 

Ai shprehu pritjen që të vazhdojë trendi që është shfaqur në parafushatë, në të cilën kanë mbretëruar akuzat. Po kështu, ka vlerësuar se fushata më shumë do t’i ngjajë fushatës për zgjedhjet 9 shkurtit të 2025.

“Besoj se do të vazhdohet me trend të njëjtë, me premtime, me shpërndarje të parasë publike për grupe të caktuara, për rrogën e 13-të, 14 e ndoshta të 15-të. Këto do të jenë dhe normalisht me akuza dhe kundërakuza personale që kanë qëllim të fundit delegjitimimin e palës tjetër si palë e cila nuk është e denjë që të marrë votat ose që të qeverisë”, ka thënë Zeqiri

E në këto ditë, sipas Zeqirit, subjektet politike më shumë do t’i japin rëndësi fushatës jashtë Kosovës.

“Ajo çka është ndoshta karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është te diaspora, që mendoj se e kanë vërejtur edhe partitë politike që diaspora luan një rol të veçantë. I kemi diku 200 deri në 250 mijë votues aktivë prej diasporës, kryesisht në vende siç është Zvicra, Gjermania, por edhe vendet e Beneluksit”, ka thënë ai.

Ndërsa analisti politik, Afrim Kasolli, thekson se fokusi i partive do të duhet të ishte te zhvillimi ekonomik, por se edhe në këtë fushatë, sipas tij, do të ketë politikë toksike nga ana e partive politike.  

“Përfituese të kësaj beteje mbi baza personale mund të jenë vetëm partitë politike, tash dikush më shumë e dikush më pak, por jo qytetarët e Kosovës, sepse ata nuk kanë nevojë që të helmohen dhe të ngarkohen me këtë gjuhë politike toksike, me këtë lloj polarizimi në një kohë kur të gjithë po pajtohemi se situata ekonomike është e palakmueshme, duke iu referuar edhe burimeve ndërkombëtare që merren me matjen e trendëve ekonomikë”, ka thënë ai. “Nuk ka diskutim se nga këto fërkime të kësaj natyre mund të përfitojë më shumë Lëvizja Vetëvendosje sa i përket aftësisë që nëpërmjet kësaj retorike të krijojë mobilizim politik, krijon mobilizim politik jo qytetar e demokratik, por kryesisht militantesk dhe fanatik partiak, gjë që nuk është në interes të mirëkuptimit demokratik dhe perspektivës ekonomike të vendit tonë”.

Ndryshe nga parafushata, në fushatë partitë mund të gjobiten nga gjyqtarët e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), edhe për shkelje si nxitja e urrejtjes ndaj subjekteve të tjera garuese, si dhe për resurset publike për avancim të fushatës dhe për realizimin e aktivitetit të fushatës në institucion publik. 

Gjatë fushatës elektorale, që do të zgjasë 10 ditë, partitë do të kenë të drejtë t’i shpenzojnë 2 milionë e 92 mijë euro. /Koha

The post Njohësit vlerësojnë se fushata parazgjedhore do të jetë më e tensionuar se e dhjetorit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
“Për Kurtin, historia do tregojë” Historiani Jusuf Buxhovi për Kurtin, bashkimin kombëtar…

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
TOP Momenti
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
TOP Momenti
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
TOP Momenti
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
TOP Momenti

You Might Also Like

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin

August 19, 2026
Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të
Lajme

Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?