By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një ishull grek del në ankand me çmim fillestar 247 mijë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një ishull grek del në ankand me çmim fillestar 247 mijë euro
Lajme

Një ishull grek del në ankand me çmim fillestar 247 mijë euro

Momenti
SHARE

Vetëm mos planifiko të jetosh në luks të tepruar, sepse statusi i mbrojtur i ishullit e bën të pamundur realizimin e përmirësimeve të mëdha infrastrukturore.

Prej vitesh po dëgjojmë për trende udhëtimi që përfshijnë shkëputjen nga rrjeti, si “deadzoning[i]” apo “digital detox[ii]”.

Mendon se ka ardhur koha t’i vërtetosh fjalët me vepra? Atëherë mund të të interesojë ky ishull grek që është nxjerrë në shitje.

Makri, pjesë e grupit të ishujve Echinades në Detin Jon, do të dalë në ankand këtë nëntor me një çmim fillestar prej 247,000 eurosh, raporton gazeta greke THEMA.

Një vend ku mund t’u rikthehesh gjërave bazike, ishulli ka vetëm disa ndërtesa të braktisura, përfshirë një shtëpi të vogël, një cisternë uji dhe një kishëz.

Nuk do ta kesh të lehtë të bësh ndërtime apo përmirësime, pasi ishulli klasifikohet si tokë pyjore dhe gjithashtu është nën mbrojtjen e Natura 2000, rrjeti i zonave të mbrojtura në Bashkimin Europian.

Kjo do të thotë se lejohen vetëm “infrastrukturë minimale e lehtë” dhe aktivitetet bujqësore, sipas THEMA.

Makri ishte nxjerrë fillimisht në ankand në vitin 2022 me një çmim prej 8 milionë eurosh, por rivlerësimi i vlerës së tij nxori në pah kufizimet për investitorët potencialë që mund të kishin planifikuar ta shndërronin ishullin në një destinacion të ri turistik.

Ishuj të tjerë privatë që mund të rezervosh

Nëse dëshiron të përjetosh jetën në një ishull privat, nuk është e domosdoshme të blesh një të tillë.

Diku tjetër në Greqi, mund të marrësh me qira Turquoise Private Island në rivierën e Athinës. Me kapacitet për deri në 20 të ftuar, prona me 10 dhoma gjumi dhe tetë banjo arrihet me helikopter dhe përfshin shërbim personal me kujdestar dhe shef kuzhine privat.

Tagomago Island, i vendosur më pak se një kilometër larg Ibizës në Ishujt Balearikë të Spanjës, është gjithashtu i disponueshëm për rezervim. Vizitorët kanë përdorim ekskluziv të ishullit prej 600 mijë metrash katrorë, ku ndodhet një vilë me pesë dhoma gjumi, pishinë me ujë të kripur 17 metra, jacuzzi në ambient të hapur dhe palestër.

Stafi në dispozicion përfshin një menaxher ishulli që organizon shërbimet, një kuzhinier privat, kamerierë dhe staf mirëmbajtjeje.

Më larg, Maldivet ofrojnë disa opsione ishujsh privatë, ashtu si edhe Karaibet.

Necker Island, në pronësi të Richard Branson, është ndoshta më i famshmi. Mund të rezervosh të gjithë ishullin për qëndrimin tënd ose të prenotosh një dhomë individuale në data të caktuara./ Euronews

[i] “Deadzoning” është një term që përdoret për të përshkruar udhëtimet ose qëndrimet në vende ku nuk ka sinjal telefoni, internet apo lidhje dixhitale

[ii] “Digital detox” do të thotë të bësh një shkëputje të përkohshme nga pajisjet dixhitale si telefoni, rrjetet sociale, kompjuteri apo interneti, për të reduktuar stresin dhe varësinë nga teknologjia.

The post Një ishull grek del në ankand me çmim fillestar 247 mijë euro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqiptarë dhe një maqedonas
Rama: Shqipëria më afër se kurrë me BE-në, negociatat në fazë të avancuar
Protesta e dytë e studentëve në Shkup, fillon tubimi i protestuesve pranë Urës së Gurit
Lushtaku i reagon Pecit pasi e quajti “kriminal” incidentin në Skenderaj: Kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave tuaja korruptive
Perandoria mediatike e Orbanit po shembet
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Zbardhet itinerari i autorëve të grabitjes në Kamzë, punonjësja e argjendarisë mohon kontaktin me to
Lajme

Zbardhet itinerari i autorëve të grabitjes në Kamzë, punonjësja e argjendarisë mohon kontaktin me to

Momenti
Momenti
May 17, 2026
Gjini: AAK po dëshmon se është forca e vetme që bashkon qytetarët
Hyseni: Unë e kam propozuar Agim Veliun kandidat për deputet
KQZ aprovon dhënien e tenderit për fletëvotimet, 57 mijë € më shtrenjtë sesa planifikoi
“Shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo”, Çollaku tregon kur ndodhi çarja e madhe mes Kurtit dhe Osmanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?