Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të lidhura me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Në Stançiq, më 22 shtator, është ndaluar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ishte i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Graçanicë, në një objekt janë hasur grafite me përmbajtje që dyshohet se nxisin urrejtje.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa me udhëzimin e tij është iniciuar rasti, i cili po vazhdon të hetohet.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e grafiteve apo rrethanat e rastit. /Telegrafi/

