By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit
Lajme

Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit

Momenti
Published: May 18, 2026

Pak metra larg rrethojave të shkollave në kryeqytet, nxënësit, përfshirë ata të fillores, janë parë duke konsumuar duhan dhe cigare elektronike  gjatë javës së shkuar. 

E ato i sigurojnë lehtë gjatë qëndrimit në pushim të gjatë apo edhe para ose pas përfundimit të orarit mësimor. Shpesh gjendet në marketet afër shkollave, që janë stacion i parë i nxënësve.

Veton Xhelili, i cili e ka fëmijën të regjistruar në një nga shkollat fillore në kryeqytet, thotë se është shqetësuese që këto produkte janë lehtësisht të qasshme për fëmijët.

“Fatkeqësisht edhe në shkollën ku fëmija im graviton ka përdorim shumë të madh të duhanit edhe të cigareve elektronike nga adoleshentët. Kjo ndodh për faktin se qasja në blerjen e duhanit po edhe të cigareve elektronike është shumë e lehtë, kemi kaluar shumë shpesh situata dhe raste kur edhe në dyqanet të cilat janë përreth shkollave shitet dhe fëmijët mund ta blejnë duhanin lirshëm”, ka thënë Xhelili.

Qendra për Avokim dhe Zhvillim ka iniciuar një peticion, përmes të cilit u kërkohet institucioneve që kufizimet për qasje të fëmijëve e nxënësve në këto produkte, të bëhen me ligj.

Para shpërndarjes së Kuvendit, ndodhej në proces plotësim-ndryshimi i Ligjit për kontrollin e duhanit, por tani procesi duhet të nisë nga fillimi.

Shkumbin Spahija është drejtor i qendrës që ka iniciuar peticionin dhe thotë se nga ndryshimet ligjore që ishin në proces, ishte pranuar vetëm rekomandimi për ndalimin e shijeve dhe aromave për cigaret elektronike, por jo edhe kufizimi i shitjes së tyre.

“Nuk ka pasur gatishmëri që të pranohen propozimi për kufizimin e shitjes së produkteve të duhanit pranë shkollave apo të bëhet shitja vetëm pranë dyqaneve të specializuara. Me kufizimin e shitjes nënkuptojmë ndalimin e shitjes së këtyre produkteve afër shkollave por jo vetëm dhe ndalimin e shitjes së këtyre produkteve në qyqane dhe supermarkete ku shiten produktet ushqimore dhe produktet e tjera të zakonshme. Pra të rregullohet ashtu që shitja të bëhet vetëm në dyqane të specializuara për produktet e duhanit dhe nikotinës”, ka thënë Spahija.

Spahija e vlerëson të papranueshëm arsyetimin për refuzim të rekomandimit që shitja të bëhet vetëm në dyqane të specializuara për produktet e duhanit dhe nikotinës dhe jo në dyqane e markete.

“Në mënyrë jozyrtare që kemi dëgjuar, është që dikush në Ministrinë e Shëndetësisë po u frikësuaka prej krijimit të monopoleve të bizneseve në qoftë se pranohen këto sugjerimet për krijimin e dyqaneve të specializuara… Këta nuk kanë pranuar d.m.th. as afër shkollave kufizimin, as rregullimin e shitjes në dyqane të specializuara, kjo praktikë që ndodh në shumë vende të BE. Dhe e kemi nganjëherë edhe një arsyetim tjetër që shumë shpesh ju referohen edhe vendeve të rajonit. Vendet e rajonit nuk janë shembull i mirë”, ka thënë ai.

Pos mungesës së kufizimeve në shitje, prindërit e nxënësve thonë të jetë shqetësim edhe shfaqja e produkteve të reja në treg.

“Një element tjetër që e kemi diskutuar një ditë në njërën prej mbledhjeve të prindërve është edhe një produkt tjetër i ri që është në treg, e ato janë, ajo që quhet në anglisht ‘chewable tobacco’ ose duhani që përtypet, i cili shpesh herë shitet edhe është i paketuar në paketime shumë atraktive thuajse janë bonbona”, ka thënë prindi Xhelili.
Në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë kanë thënë se planifikojnë kontroll hapësirash në dhe përreth shkollave.
“Një gjë që jemi duke bërë konkretisht do të jetë një plan veprimi që do të përfshijë të gjitha shkollat, për menaxhimin e hapësirave të brendshme të shkollave që nënkupton edhe oborret e shkollave dhe përreth tyre, prandaj do të ketë një kontroll strikt”, është shprehur Arianit Elshani, drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit nuk janë përgjigjur në pyetjet lidhur me ndalimin e shitjes së këtyre produkteve pranë shkollave. 

Sipas studimeve, një cigare elektronike mund të përmbajë nikotinë sa deri në 9 paketa cigare tradicionale. /Koha
 

The post Nisma për ndalim të shitjes së cigareve elektronike afër shkollave s’merr përkrahjen e shtetit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?