By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Nis aksioni për mbikëqyrjen e peshës së bukës në furrat e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Nis aksioni për mbikëqyrjen e peshës së bukës në furrat e Kosovës
Lajme

​Nis aksioni për mbikëqyrjen e peshës së bukës në furrat e Kosovës

Momenti
Published: August 26, 2026

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme kanë filluar aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimit të afatit të vlefshmërisë së peshoreve të përdorura në furrat që operojnë në Republikën e Kosovës, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit, inspektimet kanë filluar në rajonin e Prishtinës, ndërsa gjatë ditëve në vijim aksioni do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të vendit.

Your browser does not support the video tag.

“Ky aksion vjen pas ankesave të vazhdueshme nga konsumatorët, të cilët kanë ngritur dyshime lidhur me mospërputhjen ndërmjet peshës së bukës së deklaruar nga shitësit dhe peshës reale të produktit të blerë”, thuhet në njoftim.

Mw tej thuhet se si institucion përgjegjës për verifikimin e mjeteve matëse, zyrtarët e AMK-së kanë kontrolluar afatin e vlefshmërisë dhe rregullsinë e peshoreve që përdoren nga furrtarët. Përveç kontrollit të peshës së bukës, gjatë aksionit është verifikuar edhe nëse operatorët ekonomikë posedojnë pëlqimin për kushtet minimale teknike.

MINTI bën të ditur se, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, mospërputhja e masës së produktit të promovuar me masën reale të produktit të shitur konsiderohet mashtrim ndaj konsumatorit. Për këtë shkelje, bizneset mund të gjobiten me shumën prej 1,000 deri në 10,000 euro.

Ndërkaq, për përdorimin e peshoreve apo mjeteve të tjera matëse të parregullta, bazuar në legjislacionin në fuqi për metrologjinë, subjekti juridik mund të gjobitet nga 500 deri në 1,500 euro.

AMK dhe IQMT u bëjnë thirrje të gjithë furrtarëve në Republikën e Kosovës që të verifikojnë me kohë afatin e vlefshmërisë së peshoreve, të sigurojnë matjen e saktë të produkteve dhe të respektojnë të gjitha kërkesat ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve.

Gjithashtu, bizneset të cilave u mungon pëlqimi për kushtet minimale teknike ftohen të aplikojnë sa më parë pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim të pajisjes me dokumentacionin përkatës.

Në fund thuhet se AMK dhe IQMT do të vazhdojnë me aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për garantimin e saktësisë së matjeve, respektimit të legjislacionit dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve.

The post ​Nis aksioni për mbikëqyrjen e peshës së bukës në furrat e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Mashtrime, kërcënime dhe forcë: Si po rekrutohen burrat në Rusi për luftën në Ukrainë
Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president
Pamje nga afër: Kështu duket zona ku u gjetën mbetjet e 23 të zhdukurve në Kalludër të Vogël
Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare
​Pas atij diellor, eklipsi i hënës më 28 gusht

LEXO GJITHASHTU

“Nuk kanë marrë paga në korrik” – Azemi për paralajmërimin për grevë të punëtorëve teknikë
“Nuk kanë marrë paga në korrik” – Azemi për paralajmërimin për grevë të punëtorëve teknikë
Lajme
“Dollar për dollar”, Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane
“Dollar për dollar”, Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane
Lajme
Bukë, makarona, çokollatë, patate: Gjurmë të një metal i rëndë toksik gjenden në shumicën e ushqimeve të analizuara
Bukë, makarona, çokollatë, patate: Gjurmë të një metal i rëndë toksik gjenden në shumicën e ushqimeve të analizuara
Lajme
Parlamenti i Aargaut kërkon ndalimin e shamisë për vajzat nën 16 vjeç
Parlamenti i Aargaut kërkon ndalimin e shamisë për vajzat nën 16 vjeç
Lajme
Sheholli mbante shënime edhe për infrastrukturën kritike të Kosovës, përfshirë Ujmanin
Sheholli mbante shënime edhe për infrastrukturën kritike të Kosovës, përfshirë Ujmanin
Lajme

You Might Also Like

Sot kufizohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Lajme

Sot kufizohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

August 26, 2026
Irani dhe Omani propozojnë pakt të përkohshëm për Ngushticën e Hormuzit
Lajme

Irani dhe Omani propozojnë pakt të përkohshëm për Ngushticën e Hormuzit

August 26, 2026
Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës
Lajme

Kremlini hap frontin e ri të propagandës: Klima si armë kundër Evropës

August 26, 2026
Familjarët e viktimave në Gllogjan të zhgënjyer nga Gjykata, kërkohet drejtësi
Lajme

Familjarët e viktimave në Gllogjan të zhgënjyer nga Gjykata, kërkohet drejtësi

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?