By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president
Lajme

Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president

Momenti
Published: August 26, 2026

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike në vend dhe ngërçin institucional, duke thënë se procesi për konstituimin e institucioneve mund të shtyhet deri në mesin e shtatorit.

Haliti ka deklaruar se Kuvendi, sipas tij, gjatë muajit gusht është në pushim vjetor dhe se seancat e rregullta plenare nisin në shtator, pa një datë të përcaktuar paraprakisht për fillimin e tyre.

Your browser does not support the video tag.

“Duhet me dalë me protestua që s’po krijohen institucionet, por ajo që kasha me theksu e që se ka prezantu e s’ka marr vendim aktual kryetarja e Parlamentit, është se Parlamenti me Kushtetutë shkon në pushim vjetor e ka gushtin deri në fillimin e shtatorit pa e përcaktuar datën se kur cila është data e fillimit të seancave, pra shtatori është muaji ku fillojnë seancat e rregullta plenare. Injorimin që po e bënë Albini është metodë e tij e punës, kjo është forma më demokratike që po bënë PDK-ja në protestë, Albini nuk i beson askujt për me ia dhënë pozitën e presidentit për faktin se është deklaruar edhe vetë, një besim që i është dhënë Vjosës e ka konsideruar si bespremë… Unë besoj që kjo situatë do të shtyhet kështu deri në mesin e shtatorit dhe pastaj mund të zgjidhet me marrëveshje kryetari i Kuvendit, dhe pastaj shohim a do të ketë kandidat për president”, ka deklaruar Haliti në emisionin “Ditari”

Ai ka kritikuar edhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar “injorimin” si një metodë të tij të punës.

Sipas Halitit, nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, situata mund të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.

“Unë besoj që kjo situatë do të shtyhet kështu deri në mesin e shtatorit dhe pastaj mund të zgjidhet me marrëveshje kryetari i Kuvendit, dhe pastaj shohim a do të ketë kandidat për president”, është shprehur ai.

Kurse sa i përket një oferte për bashkëqeverisje mes LVV dhe PDK-së, ky i fundit ka mohuar ka se PDK-ja ka marrë ndonjë ofertë konkrete nga Kurti për bashkëqeverisje.

“Kurti s’ka pasur ofertë për PDK-në, ai ka kërkuar emra për president, mendim dhe në fund ka thënë në rregull e bëjmë, u japim nënshkrimet për secilin dhe i fusim në vota me hy në zgjedhje për me zgjedh dikë tjetër”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka thënë se përderisa nuk ka dakordim për një emër konkret për president, nuk mund të flitet për një marrëveshje politike.

Sipas tij, gatishmëria për bashkëqeverisje mungon nga ana e pozitës, ndërsa Kurti mund të ketë interes që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Gatishmëria për bashkëqeverisje po i mungon pozitës. Këtë rast Kurtit i konvenon me e dërgua vendin në zgjedhje, mund të fitojë më shumë vota”, ka thënë ai.

Haliti ka theksuar se PDK-ja nuk e sheh veten si “parti të kryetarit” dhe se pa një ofertë të pranueshme nuk ka arsye ta pranojë një marrëveshje.

“Ne s’kemi pasur ofertë, s’jemi parti e kryetarit. Përderisa s’ke ofertë të pranueshme, s’ki pse me pranu”, është shprehur ai.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja duhet të përgatitet për një opozitarizëm të fuqishëm dhe në rast të zgjedhjeve të reja, të rrisë angazhimin politik edhe në Kosovë edhe në diasporë.

Duke folur për çështjen e presidentit, Haliti ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Propozimin për president për Hashim Thaçin duhet me e bë Albin Kurti, sepse ai e ka shumicën”, ka deklaruar Haliti.

The post Haliti: Ngërçi mund të vazhdojë deri në shtator – Kurtit i takon nëse do ta propozojë Thaçin për president appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shahini: Kosova e varur nga importet, deficiti tregtar për këtë vit mund të arrijë deri në 6.6 miliardë euro
50% të grupeve ushqimore Shqipëria i paguan më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon
Irani dhe Omani propozojnë marrëveshje të përkohshme për Ngushticën e Hormuzit, thonë zyrtarët
Sadiku: Kurti ka për qëllim ta dërgojë vendin në zgjedhje
Pikat kufitare pa kolona të gjata, pritjet në Merdarë deri në 30 minuta

LEXO GJITHASHTU

A po i mbyll Amerika dyert? Trump pezullon afatet e vizave në të gjithë botën
A po i mbyll Amerika dyert? Trump pezullon afatet e vizave në të gjithë botën
Lajme
​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti
Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste
Steinmeier: Jo ideologjisë etniko-nacionaliste
Lajme
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë
Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë
Lajme
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës bllokojnë hyrjen e Qeverisë
Lajme

You Might Also Like

Mashtrime, kërcënime dhe forcë: Si po rekrutohen burrat në Rusi për luftën në Ukrainë
Lajme

Mashtrime, kërcënime dhe forcë: Si po rekrutohen burrat në Rusi për luftën në Ukrainë

August 26, 2026
Pamje nga afër: Kështu duket zona ku u gjetën mbetjet e 23 të zhdukurve në Kalludër të Vogël
Lajme

Pamje nga afër: Kështu duket zona ku u gjetën mbetjet e 23 të zhdukurve në Kalludër të Vogël

August 26, 2026
Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare
Lajme

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

August 26, 2026
​Pas atij diellor, eklipsi i hënës më 28 gusht
Lajme

​Pas atij diellor, eklipsi i hënës më 28 gusht

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?