By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga provat te raporti i Dick Marty-t, IPAK kërkon rishikim të plotë të procesit në Hagë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga provat te raporti i Dick Marty-t, IPAK kërkon rishikim të plotë të procesit në Hagë
Lajme

Nga provat te raporti i Dick Marty-t, IPAK kërkon rishikim të plotë të procesit në Hagë

Momenti
Published: September 28, 2026

IPAK – Instituti për Avansim Kombëtar, u ka drejtuar një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Kombeve të Bashkuara dhe presidentëve të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë e Italisë, duke kërkuar shqyrtim të plotë në apel të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në letër kërkohet që aktgjykimi i shkallës së parë dhe provat vendimtare të shqyrtohen në mënyrë rigoroze nga instanca e apelit. Sipas tyre, nëse pas këtij shqyrtimi nuk provohet përgjegjësia individuale e katër të akuzuarve përtej dyshimit të arsyeshëm, ata duhet të lirohen në përputhje me ligjin.

Në letër shprehen shqetësime lidhur me mënyrën e trajtimit të provave dhe dëshmive të mbrojtjes, besueshmërinë e disa dëshmive, trajtimin e provave shfajësuese dhe lidhjen ndërmjet incidenteve të veçanta dhe përgjegjësisë individuale të personave të akuzuar. Nënshkruesit theksojnë se një incident i kryer nga individë në terren, sipas tyre, nuk mund të nënkuptojë automatikisht përgjegjësi penale të drejtuesve politikë ose të Shtabit të Përgjithshëm.

Një pjesë e veçantë e letrës i kushtohet edhe raportit të Dick Marty-t të vitit 2011. Nënshkruesit theksojnë dallimin mes pretendimeve të paraqitura në atë raport dhe akuzave të përfshira më pas në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Ata kërkojnë që institucionet ndërkombëtare të sqarojnë se cilat nga pretendimet fillestare janë verifikuar dhe çfarë ndikimi kanë pasur në krijimin e Dhomave të Specializuara.

Në dokument përmendet edhe mbrojtja e Dick Marty-t nga autoritetet zvicerane. Nënshkruesit e paraqesin këtë si çështje që kërkon hetim të mëtejshëm, duke theksuar se nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të pohuar si fakt se raporti i Marty-t ishte i sajuar nga Serbia në bashkëpunim me Rusinë.

Letra kërkon gjithashtu një vlerësim të pavarur dhe transparent të funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përfshirë mënyrën e trajtimit të provave të Prokurorisë dhe mbrojtjes, verifikimin e pretendimeve për parregullsi procedurale dhe publikimin e një raporti mbi përfundimet e këtij vlerësimi.

IPAK kërkon edhe krijimin e një Komisioni Mbikëqyrës të Pavarur, ku do të merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ekspertë ndërkombëtarë të së drejtës penale, përfaqësues të Këshillit të Evropës, institucioneve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në pjesën tjetër të dokumentit, autorët kërkojnë që në trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë të zbatohet parimi i barazisë para drejtësisë. Ata kërkojnë hetim dhe ndjekje penale të personave për të cilët ekzistojnë prova të besueshme për krime të kryera gjatë luftës, pavarësisht përkatësisë së tyre apo palës në konflikt.

Letëra i referohen gjithashtu dëshmive të disa zyrtarëve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, përfshirë Wesley Clark, James Rubin, Christopher Hill dhe John Duncan, lidhur me strukturën dhe funksionimin e UÇK-së gjatë luftës.

Sipas letrës, këto dëshmi janë relevante për vlerësimin e çështjes së autoritetit dhe kontrollit faktik mbi strukturat e UÇK-së.

Gjithashru kërkohet që, pas shqyrtimit të plotë në apel, katër ish-krerët e UÇK-së të lirohen nëse fajësia individuale e tyre nuk provohet sipas standardit penal “përtej dyshimit të arsyeshëm”. Theksohet se aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 është i shkallës së parë dhe jo përfundimtar.

Në përfundim të letrës, IPAK u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare për drejtësi të paanshme, transparencë dhe trajtim të barabartë të viktimave dhe të akuzuarve. Autorët theksojnë se kërkesa e tyre nuk është për privilegj apo imunitet, por për përgjegjësi penale individuale, prova të verifikueshme dhe procese të drejta.

The post Nga provat te raporti i Dick Marty-t, IPAK kërkon rishikim të plotë të procesit në Hagë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Qeveria nuk e dërgoi ligjin për Specialen në Kuvend, PDK-ja mblidhet nesër
Spanja shpall ndalimin e dëbimeve pas protestave për largimin e një gruaje 87-vjeçare nga apartamenti
Dodik takon Putinin në Moskë pesë ditë para zgjedhjeve në Bosnje
Bashkëshortja e Kurtit bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
Puna me orar të pjesshëm te burrat në Zvicër është dyfishuar që nga viti 2000

LEXO GJITHASHTU

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar?
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar?
TOP Momenti
Në Maqedoni çdo e treta vdekje është e lidhur me sëmundjet kardiovaskulare
Në Maqedoni çdo e treta vdekje është e lidhur me sëmundjet kardiovaskulare
TOP Momenti
Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez
TOP Momenti
Mbi 6 milionë euro taksa të papaguara, Komuna e Tetovës kërkon që qytetarët dhe kompanitë të paguajnë taksat
Mbi 6 milionë euro taksa të papaguara, Komuna e Tetovës kërkon që qytetarët dhe kompanitë të paguajnë taksat
TOP Momenti
Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok
Lajme

You Might Also Like

Tirana nderon krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi “Qytetarë Nderi”
Lajme

Tirana nderon krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi “Qytetarë Nderi”

September 29, 2026
Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati
Lajme

Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati

September 29, 2026
Këngëtarja Elvana Gjata mbështetë protestën “JO NË EMRIN TIM”
Lajme

Këngëtarja Elvana Gjata mbështetë protestën “JO NË EMRIN TIM”

September 29, 2026

Edhe një tjetër lojtar i Liverpoolit te Reali? Van Dijku mund të transferohet në Madrid

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?