By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp”, detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp”, detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren
TOP Momenti

“Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp”, detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Momenti
Published: June 23, 2026




Foto: Zëri / Ilustrim





Puna u ndal paraditen e së hënës në vendpunishten e lagjes “Arbana” në Prizren.

Your browser does not support the video tag.


Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë.


Si pasojë e një incidenti, njëri nga punëtorët, humbi jetën në vendin e punës.


E gjitha tragjedia në lagjen “Arbana” dyshohet se ndodhi gjatë kohës kur po vendosej betoni në këtë ndërtesë.


Sipas dëshmive të cilat dëshmitarët i kanë dhënë në Policinë e Kosovës, viktima dyshohet se është goditur nga një pajisje pune gjatë kohës së betonimit, dhe me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.


Për këtë rast, nga Policia e Prizrenit, thonë se u njoftuan para orës 9:00.


Ndërsa, 25-vjeçari ishte dërguar në Qendrën Mjekësore të Lagjes Arbana në Prizren.


“Sipas informatave të para, derisa ka qenë duke punuar një pjesë, pajisje e betonimit, pompës së betonimit e ka goditur viktimën dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka humbur jetën ne vendin e ngjarjes. Policia menjëherë ka informuar Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës dhe po ndërmerren të gjitha masat që të zbardhet rasti”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia në Prizren.


E hetimet për këtë rast thotë se i ka nisur Prokuroria Themelore në Prizren.


“Sipas informatave fillestare, viktima, i lindur në vitin 2001, dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të zbrazjes së betonit, kur nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp, i cili e ka goditur atë. Lidhur me rastin, deri më tani është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, kanë thënë nga Prokuroria.


Nga Prokuroria, po ashtu kanë bërë të ditur se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /teve1



source

You Might Also Like

Tragjedi në SHBA, tre fëmijë shqiptarë humbin jetën pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
AMM dhe RTM: Kompani serbe të afërta me pushtetin po anashkalojnë ligjet e Maqedonisë përmes kanaleve televizive
Përplasi për vdekje 1-vjeçaren gjatë manovrës me makinë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë
Vazhdon shtimi natyror negativ në Maqedoninë e Veriut
E sulmoi fizikisht dhe ia përplasi kokën disa herë në tokë – Prokuroria jep detaje të vrasjes së rëndë në Prizren, i dyshuari tentoi t’i fshijë gjurmë e ngjarjes

LEXO GJITHASHTU

Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Mbreti i Norvegjisë, Harald në gjendje kritike për jetën – ndërpriten vizitat zyrtare
Lajme
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Reuters zbulon dokumentin: Përgatiten 4 skenare, SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa
Lajme
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
24 vjeçari përplas për vdekje me veturë një 1-vjeçare në Tiranë
Lajme
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Vdes Kasapi i Srebrenicës Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit
Lajme
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
7 të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Kijevë të Malishevës
Lajme

You Might Also Like

Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut
TOP Momenti

Munguan tre kryetarë të LVV-së, Rama paralajmëron takimin e radhës me krerët e komunave për çështjen e bërllokut

August 27, 2026
Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria
TOP Momenti

Tre persona dyshohet se dhunuan seksualisht një tjetër, rasti ndodhi në burgun e Dubravës – flasin nga Prokuroria

August 27, 2026
Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës
TOP Momenti

Aksident i rëndë mes dy veturash në Kijevë të Malishevës

August 27, 2026
Vazhdohet deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë
TOP Momenti

Vazhdohet deri më 30 shtator ndalesa për lëvizje në pyjet e Maqedonisë

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?