By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga 1 korriku, Zvicra bllokon numrat e rremë të telefonit: Fund terrorit të thirrjeve nga numra të panjohur që shqetësojnë edhe mijëra shqiptarë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga 1 korriku, Zvicra bllokon numrat e rremë të telefonit: Fund terrorit të thirrjeve nga numra të panjohur që shqetësojnë edhe mijëra shqiptarë
TOP Momenti

Nga 1 korriku, Zvicra bllokon numrat e rremë të telefonit: Fund terrorit të thirrjeve nga numra të panjohur që shqetësojnë edhe mijëra shqiptarë

Momenti
Published: July 1, 2026

Duke filluar nga data 1 korrik, në Zvicër hyjnë në fuqi rregulla të reja dhe shumë më të rrepta të sigurisë në rrjetet telefonike, të cilat synojnë të ndalojnë fenomenin e njohur si „Spoofing” – manipulimin e numrave të telefonit.

Siç raporton gazeta zvicerane Tages-Anzeiger, operatorët e telefonisë celulare tani e tutje do të jenë të detyruar ligjërisht të bllokojnë thirrjet që vijnë nga numra celularë të falsifikuar.

Your browser does not support the video tag.

Deri më tani, kompanitë e dyshimta ose qendrat e thirrjeve (call centers) mund të fshihnin lehtësisht identitetin e tyre, duke bërë që në ekranin e telefonit të shfaqej një numër zviceran (për shembull, me prefiksin 079 apo 076), ndërkohë që thirrja në të vërtetë bëhej nga jashtë vendit – për shembull nga Kosova. Me rregulloren e re, nëse një thirrje vjen nga jashtë, por tenton të prezantohet si numër celular zviceran, ajo do të bllokohet automatikisht nga operatorët përpara se të mbërrijë te klienti.

Ky ndryshim ligjor ka një rëndësi edhe për komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër. Për vite me radhë, mijëra bashkatdhetarë tanë janë terrorizuar pothuajse çdo ditë nga thirrje të tilla të vazhdueshme dhe agresive.

Your browser does not support the video tag.

Kryesisht bëhet fjalë për kompani të pacertifikuara sigurimesh, ndërmjetësues financiarë apo ofertues të tjerë të shërbimeve, të cilët përdorin këta numra të rremë zviceranë për të krijuar besim të rremë te qytetarët.

Pasi personi e hap telefonin, ata përpiqen me çdo kusht të përfitojnë klientë të rinj, duke ushtruar presion për caktimin e takimeve apo ndryshimin e policave të sigurimit. Ky terror telefonik ka krijuar një situatë shqetësuese për familjet shqiptare, të cilat shpesh detyrohen të mos u përgjigjen më telefonatave nga numrat që nuk i kanë të ruajtur.

Sipas rregullave të reja, mbrojtja do të jetë shumë më efikase për numrat e celularëve. Sapo sistemi të vërejë që numri zviceran po përdoret në mënyrë të paligjshme nga jashtë, thirrja do të ndërpritet menjëherë.

Megjithatë, ekspertët e komunikimit të cituar nga Tages-Anzeiger paralajmërojnë se ky sistem i ri nuk do t’i ndalojë 100 për qind të gjitha thirrjet bezdisëse.

Ndërsa mbrojtja për numrat celularë rritet, mashtruesit dhe firmat e sigurimeve mund të vazhdojnë të tentojnë të përdorin numra të rremë të rrjetit fiks (p.sh. me prefikse të qyteteve si 044 apo 031), ku bllokimi teknik është më i ndërlikuar. Pavarësisht kësaj, ky hap i shtetit zviceran shënon një goditje të madhe ndaj call-centrave abuzivë. /Telegrafi/

You Might Also Like

U mësuan emrat e ministrave të rinj, përbërja e re e Qeverisë duhet të votohet deri në mesin e korrikut
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Kosovës janë të pakufishme
Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht
Pozhari: Problemi i LDK-së është brenda partisë, jo te marrëveshja me LVV-në
Ajvazi tregon pse po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë të prodhosh në Kosovë

You Might Also Like

Miti politik i “Protestës së Bukur”
TOP Momenti

Miti politik i “Protestës së Bukur”

July 1, 2026
Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit
TOP Momenti

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

July 1, 2026
Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

July 1, 2026
Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së
TOP Momenti

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

July 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?