By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nebi Rexhepi: BDI është ideatori i çdo të arriture të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nebi Rexhepi: BDI është ideatori i çdo të arriture të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Nebi Rexhepi: BDI është ideatori i çdo të arriture të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Momenti
Published: July 31, 2026

Sekretari i BDI-së Nebi Rexhepi, i ftuar në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni tha se BDI është ideatori dhe mbrojtësi i çdo të arriture për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Rexhepi i cili në Kongresin e dhjetorit të vitit të kaluar u emërua sekretar i partisë, tha se BDI-ja e mban flamurin e reformimit të partisë, diçka që sipas tij nuk është parë asnjëherë në skenën politike në vend.

“Nga Kongresi i dhjetorit të vitit të kaluar, në strukturat udhëheqëse të BDI-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm pra 82 përqind janë figura të reja, ndërsa 63 përqind e anëtarëve të kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm janë përsëri figura të reja. Ky është ndryshim në pozita udhëheqëse i bërë në një parti politike me këto përmasa që nuk e njeh Maqedonia e Veriut. Ajo që duhet të theksojmë se figurat e reja janë figura që kanë ADN-në e BDI-së”.

Your browser does not support the video tag.

“BDI e ka dëshmuar se është gardiani dhe kreatori i çdo të arriture të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ne e kemi marrë pushtetin me vetëm 0,2 përqind përfaqësim në administratën shtetërore, ndërsa në viti 2024 e kemi lënë me 24 përqind. Ndërsa këta të tjerët nga 24 e kanë çuar në 23 përqind”, tha Rexhepi.

E pyetëm për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se ato janë të vonuara dhe kurdo që të mbahen nuk do të jenë të parakohshme, por të vonuara.

“Zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në vitin 2028, por nga ajo që shohim është se zgjedhjet janë të vonuara. Ne kemi theksuar se kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin etnik të funksionimit. Prandaj, kurdo që të mbahen, zgjedhjet janë të vonuara, nuk janë të parakohshme”, tha Rexhepi, i cili tregoi se sipas matjeve që kanë bërë, nëse mbahen zgjedhjet BDI do të fitonte 2 me 1 ndaj VLEN-it.

Sa i përket çështjes së helmimit të ujit të pijshëm në Gostivar, ai tha se kjo çështje duhet t’u lihet organeve kompetente dhe nuk duhet të përdoret për pikë politike.

“Dolëm me deklaratë zyrtare se përkrahim çdo lloj funksionimi institucional dhe çdo hetim që duhet bërë për helmimin e qytetarëve në Gostivar. Ndërmarrja publike “Komunalec” posedon leje për shfrytëzimin e ujit për pije duke i plotësuar të gjitha parakushtet ligjore. Është akt i ulët i Qeverisë që të marrin pikë politike duke akuzuar partitë politike. Bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Rexhepi./Telegrafi/

You Might Also Like

Arsenal armësh pranë varrezave masive, veriu i Kosovës nën llupën e sigurisë
Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit
Vjedhje e rëndë në Leposaviq, arrestohen tre të dyshuar
Vata pranon krimin para gjykatës: Nuk e di si e godita, u kërkoj ndjesë familjarëve të turistit
Ahmeti hap “Dosjen” e viteve ’80: Si organizoheshin shqiptarët nën syrin e UDB-së

LEXO GJITHASHTU

Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut
Lajme
Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Lajme
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Lajme
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni
Lajme
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Lajme

You Might Also Like

Misajllovski: Nga 1 janari paga më të larta për ushtarët dhe zgjidhje të përhershme për statusin e ushtarëve profesionistë
TOP Momenti

Misajllovski: Nga 1 janari paga më të larta për ushtarët dhe zgjidhje të përhershme për statusin e ushtarëve profesionistë

August 21, 2026
Deputetja e Aleancës kritikon Çekun: Vetëm 10 ditë para shkollës, prindërit ende në kaos për librat
TOP Momenti

Deputetja e Aleancës kritikon Çekun: Vetëm 10 ditë para shkollës, prindërit ende në kaos për librat

August 21, 2026
Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor
TOP Momenti

Kurti-Abdixhiku pa takim të ri, analistët: Po kalkulohet procesi zgjedhor

August 21, 2026
Klekovski: Gropat septike dhe ujrat e ndenjura janë burim me rrezik të lartë për përhapjen e virusit Ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Klekovski: Gropat septike dhe ujrat e ndenjura janë burim me rrezik të lartë për përhapjen e virusit Ethet e Nilit Perëndimor

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?