By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Në Prishtinë nisi “Ora e Pritjes”, numërimi së prapthi në pritje të krerëve të UÇK-së

Momenti
Published: August 22, 2026

Në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë ka nisur sot “Ora e Pritjes”, aktivitet i platformës “Liria ka Emër” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, përmes të cilit ka filluar numërimi së prapthi drejt 16 shtatorit, datës kur pritet vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në shesh është vendosur një ekran gjigant, i cili do të numërojë ditët, orët, minutat dhe sekondat deri më 16 shtator, në shenjë pritjeje dhe mbështetjeje për çlirimtarët.

Your browser does not support the video tag.

Në hapje të aktivitetit foli përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, i cili tha se “Ora e Pritjes” simbolizon pritjen e qytetarëve të Kosovës për drejtësi dhe kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në atdhe.

“Nga sot, çdo ditë që kalon na afron me 16 shtatorin. Kjo orë nuk numëron vetëm kohën, por edhe pritjen, shpresën dhe besimin tonë se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë. Kosova po pret dhe këtë pritje do ta bëjmë të dukshme çdo ditë,” tha Tasholli.

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, e cila foli në cilësinë e bashkëorganizatores, theksoi se Kryeqyteti do të jetë pjesë aktive e aktiviteteve në mbështetje të historisë dhe vlerave të luftës çlirimtare.

“Prishtina është Kryeqyteti i lirisë dhe është e natyrshme që pikërisht këtu të nisë ky numërim. Deri më 16 shtator, qyteti ynë do të jetë në frymën e kujtesës, solidaritetit dhe pritjes për çlirimtarët tanë,” tha Musmurati.

Në aktivitet foli edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili përsëriti mbështetjen për aktivitetet e platformës “Liria ka Emër” dhe bëri thirrje për bashkim qytetar përtej dallimeve politike.

“Pra, sot fillon ora. Por bashkë me të duhet të fillojë edhe diçka tjetër: angazhimi ynë. Le të mos numërojmë vetëm sa ditë kanë mbetur deri më 16 shtator. Le të numërojmë sa herë do ta kujtojmë historinë. Sa herë do ta themi të vërtetën. Sa herë do t’u tregojmë fëmijëve tanë se liria nuk piku nga qielli. Ajo u fitua. Me guxim. Me sakrificë. Me jetë. Prandaj, nga sot deri më 16 shtator, le ta kthejmë pritjen në veprim. Le ta kthejmë kujtesën në bashkim. Sepse, Kosova e di historinë e saj. Sepse, Kosova e kujton sakrificën e saj. Dhe, sepse, Kosova është krenare me luftën e saj çlirimtare. Mbi të gjitha: Kosova nuk heq dorë nga e drejta për ta mbrojtur të vërtetën e saj. Më 12 shtator, të jemi të gjithë bashkë në Prishtinë. Kosova po pret. Po i pret bijtë e saj. Faleminderit,” tha Hamza.

“Ora e Pritjes” nis 25 ditë para 16 shtatorit dhe është pjesë e një serie aktivitetesh që do të zhvillohen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar gjithashtu Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro
Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion
Hoti: Banimi social është investim në sigurinë dhe dinjitetin e familjeve
Barcelona regjistron të gjitha nënshkrimet e reja përpara ndeshjes së parë në La Liga kundër Elches, përveç njërit

LEXO GJITHASHTU

Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji për të vazhduar ngjitjen me djalin e madh, policia e qorton ashpër
Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji për të vazhduar ngjitjen me djalin e madh, policia e qorton ashpër
Lajme
“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”
“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”
Lajme
Krasniqi: Që nga 8 gushti, Kosova nuk është në situatë normale
Krasniqi: Që nga 8 gushti, Kosova nuk është në situatë normale
TOP Momenti
Teherani kundërshton sanksionet e propozuara nga SHBA-ja
Teherani kundërshton sanksionet e propozuara nga SHBA-ja
Lajme
Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas
Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas
TOP Momenti

You Might Also Like

​Prezantohet projekti i banimit social adekuat, Kurti e cilëson një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve
TOP Momenti

​Prezantohet projekti i banimit social adekuat, Kurti e cilëson një investim të rëndësishëm për dinjitetin e familjeve

August 22, 2026
Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup
TOP Momenti

Për një natë, 262 shoferë të sanksionuar në Shkup

August 22, 2026
Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
TOP Momenti

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

August 22, 2026
Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë
TOP Momenti

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?