By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në gjykimin ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e nëntë familjarëve dhe hedhjen e trupave në pus
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në gjykimin ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e nëntë familjarëve dhe  hedhjen e trupave në pus
TOP Momenti

Në gjykimin ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e nëntë familjarëve dhe hedhjen e trupave në pus

Momenti
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ndaj të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime kundër popullatës civile në rajonin e Istogut gjatë viteve 1998-1999. Në këtë seancë u dëgjua  dëshmitarët Enver dhe Rrahime Lipaj, të cilët dhanë dëshmitë e tyre lidhur me rastin e vrasjes dhe masakrimit të nëntë anëtarëve të familjes së tyre në prill të vitit 1999.

Dëshmitari Enver Lipaj tha se me fillimin e bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, situata në komunën e Istogut u përkeqësua menjëherë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari deklaroi se më 25 mars, si pasojë e presionit të policisë serbe, banorët e Istogut dhe fshatrave përreth u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të zhvendoseshin drejt fshatrave Vrellë, Studenicë dhe Kaliçan.

“Popullata ka marrë rrugë për në fshatin Vrellë, Studenicë dhe Kaliçan për sigurinë e vet,” deklaroi Lipaj, duke shtuar se familja e tij ishte vendosur në shtëpinë e vjehrrit të tij, S.S.Z. në Studenicë.

Më 12 prill 1999 për shkak të granatimeve të vazhdueshme, Lipaj tregoi se u tërhoqën në një shtallë në lagjen Cakutaj.

Enver Lipaj tha se gjatë kësaj kohe ishte i angazhuar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në pikën te Kooperativa Bujqësore “Ekonomia” në Kamenicë, duke theksuar se e kanë vëzhguar terrenin në vazhdimësi.

Ai pohoi se përmes dylbisë ka identifikuar mjetet e policisë serbe që lëviznin nga Lubozhda drejt burimit të Vrellës.

“I kemi identifikuar në dylbi mjetet e milicisë, 101-sha dhe kampanjolla, me ngjyrë të kaltër,” deklaroi Lipaj, duke shtuar se milicia ishte forca e parë që hyri në fshat për të bërë “pastrimin e terrenit”.

Dëshmitari Enver Lipaj tregoi për masakrën e Studenicës, duke deklaruar se ngjarja kritike ndodhi në mëngjesin e 13 prillit 1999, rreth orës 08:00 deri në 10:00.

Ai tha se nëna e tij, S.L., dy vajzat e tij, Q.L dhe M.L. bashkë me familjaret N.L, L.L., H.L dhe S.L. ishin kthyer te shtëpia e vjehrrit të tij, S. S. Z., për të përgatitur ushqim. Tha se forcat serbe i zunë familjarët e tij, i pushkatuan dhe i hodhën në pus (bunar).

Dëshmitari e përshkroi procesin e vrasjes si një krim të trefishtë.

“I kanë zënë nëntat, aty i kanë vrarë, i kanë pushkatuar dhe në fund i kanë gjuajtur në bunar”, deklaroi Lipa.

Ai shtoi se për të siguruar që asnjë të mos mbetej gjallë dhe për të humbur gjurmët e masakrës, policia serbe përdori mjete shpërthyese për të eksploduar pusin, duke e rrafshuar atë plotësisht.

Lidhur me të akuzuarin Momir Pantiq, dëshmitari Lipaj deklaroi se ka qenë komandant në Istog dhe ka mundur t’i ndalë vrasjet.

“Ky ka pas hierarkinë më të lartë në stacionin policor në Istog. Ka qenë komandant, ka mundur me i ndalë këto vrasjet, sidomos vrasjet e fëmijëve, grave dhe pleqve”, tha Lipa.

Dëshmitari rrëfeu se gjatë zhvarrosjes së kryer më 25 qershor 1999, u gjetën trupat e masakruar të nëntë viktimave: S.L. nëna e dëshmitarit e cila ishte 65-vjeçare, vajzat e tij Q.L (15-vjeçare)dhe M.L.( 13-vjeçare) dhe familjarë të tjerë L.L., dhe N.L, H.L., S.L., S.S.Z., si dhe H.M., e cila ishte mysafire.

Dëshmitari Lipaj deklaroi se procesi i zhvarrosjes së nëntë kufomave u dokumentua nga forcat e KFOR-it Italian dhe media ndërkombëtare si Euronews. Ai tha se korrespondenti i Beneluksit, Hajdin Belaj, e kishte incizuar të gjithë procesin e nxjerrjes së kufomave me video-kasetë, e cila më pas u dërgua në Tribunalin e Hagës si dëshmi.

Gjatë ballafaqimit me mbrojtësin e të akuzuarit Pantiq, avokatin Millosh Deleviq se a kishte prova të shkruara për se masakrën e kishte urdhëruar i akuzuari, Lipa tha se pozita e tij ka bërë të dinte për vrasjet e masakrat.

“Provë të shkruar nuk ka… por pozita e tij, hierarkia më e lartë, e bën atë të dijë për vrasjet dhe masakrat”, u shpreh Lipa.

Bashkëshortja e dëshmitarit Enver Lipa, Rahime Lipa tregoi se ditën e maskrës- mëngjesin e 13 prillit rreth orës 06:00, nëna e Enverit dhe vajzat e saj u kthyen në shtëpinë e prindërve të saj për të gatuar bukë dhe marrë ushqim për të tjerët.

Dëshmitarja deklaroi se djali i tyre, Liridon Lipa ishte kthyer për t’i thirrur që të largoheshin, por vajzat kishin kërkuar të qëndronin edhe pak derisa të përgatitej edhe një bukë.

Në dëshminë e saj, Lipa ajo përmendi se kunati i saj Isa Lipa gjatë rrugës me traktor kishte parë forcat policore te vendi i quajtur Rasadnik.

I akuzuari Momir Pantiq pretendoi se në vitin 1998, përmes bashkësisë lokale, kishte ndihmuar shqiptarët duke mbledhur armët e tyre për të parandaluar aksionet e njësive special të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Megjithatë, dëshmitari Enver Lipaj i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se dorëzimi i disa “pushkëve të pavlefshme” nuk i shpëtoi shqiptarët, pasi milicia vazhdoi me vrasje dhe djegie, duke përmendur si shembull shfarosjen e familjeve Rugova dhe Rexhaj, të cilët ishin fiqnjët e parë të të akuzuarit.

Meqenëse nuk kishte qenë në shtëpi në momentin kur iu vranë familjarët, dëshmitarja u pyet se si e di që ndodhi vrasja atë ditë.

Dëshmitarja Lipaj sqaroi se këtë e kishte mësuar fillimisht nga familjari i saj Z.S.Z i cili nga një lartësi në bjeshkë kishte vëzhguar me dylbi dhe kishte parë një grumbull njerëzish të mbledhur te shtëpia e babait të saj rreth orës 8:00 apo 9:00 të mëngjesit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ish-kryeshef i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq, ngarkohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, më datën 19 maj 1999 në fshatin Dubravë, saktësisht në burgun e Dubravës pas bombardimeve të NATO-s ku si pasojë kishin mbetur të vrarë 3 të burgosur shqiptarë, Pantiq si kryeshef i stacionit policor bashkë me forcat policore serbe kishin shkuar për të marrë kontrollin e situatës dhe pasi pushuan bombardimet në përbërje edhe të gardianëve kanë hyrë në dhomat e të burgosurve dhe kanë ushtruar dhunë sistematike, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Në aktakuzë thuhet se bombardimet e NATO-s kanë vazhduar edhe më 21 maj, ku mbetën të vrarë 18 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Ndërsa, një ditë pas në mëngjes gardianët, të burgosurit, serbë të armatosur bashkë me forcat policore dhe Njësitë Speciale të cilët gjendeshin nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i kanë mbledhur të burgosurit shqiptarë në fushën e sportit dhe më pas, siç thuhet në aktakuzë filluan të gjuajnë me armë zjarri të llojeve të ndryshme, kurse nga mbrapa murit të burgut kanë gjuajtur me bomba në drejtim të burgosurve shqiptarë.

Gjithmonë, duke iu referuar aktakuzës, forcat policore serbe të Stacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e Pantiqit po ashtu, kidnapuan një civil shqiptar me pseudonimin “A1”, të cilin e dhunuan seksualisht. Përveç viktimës “A1”, në aktakuzë përshkruhet dhunimi i një viktime tjetër- “B1”. Dy të pandehurit, po ashtu akuzohen për vrasje të disa familjeve në Komunën e Istogut. 

The post Në gjykimin ndaj Pantiq e Zariq, dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e nëntë familjarëve dhe hedhjen e trupave në pus appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Moti sot, vende-vende riga shiu dhe shkarkime rrufesh
Studentët shqiptarë të hënën përsëri do të protestojnë në Shkup
Donald Trump po shqyrton mundësinë e operacioneve të reja ushtarake ndaj Iranit, raporton CNN
Mercedes-Benz po përgatit super veturën elektrike AMG GT
Në katër muajt e fundit kanë kaluar mbi 1.2 milion pasagjerë në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Trepça – Bashkimi, nesër fillon seria finale në basketbollin kosovar
Lajme

Trepça – Bashkimi, nesër fillon seria finale në basketbollin kosovar

Momenti
Momenti
May 10, 2026
PSD-ja garon në zgjedhje me 6 kandidatë për deputetë, Rrusta: Synojmë ta kalojmë pragun
Përplasen dy makina te "Gjiri i Lalëzit", humb jetën pasagjeri 57-vjeçar
Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Për muaj e kam vërejtur zhgënjimin te qytetarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?