By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – njeri i urtësisë, besonte se shteti ndërtohet me dije
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – njeri i urtësisë, besonte se shteti ndërtohet me dije
Lajme

​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – njeri i urtësisë, besonte se shteti ndërtohet me dije

Momenti
Published: May 21, 2026

Në një mbledhje komemorative është nderuar jeta dhe vepra e profesorit dhe politikanit të njohur, Alush Gashi. Në këtë akademi e cila mblodhi personalitete të ndryshme të jetës publike, u tha se bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova ishte njeri njeri i qetësisë, i arsyes dhe i përmbajtjes.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, vlerësoi figurën e tij duke theksuar se ai i përkiste atyre njerëzve që besonin se shteti ndërtohet mbi dije dhe moral politik. Alush Gashi u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

“Sot jemi të gjithë për ta kujtuar dhe për ta nderuar një njeri të madh të Kosovës, profesorin, dijetarin, mjekun, politikanin e mbi të gjitha atdhetarin Alush Gashi. Zemrat tona janë të rënda nga ikja e hershme nga kjo jetë, por plot shpresë se dija e tij, urtësia që e karakterizonte dhe përkushtimi i tij ndaj atdheut do të vazhdojnë të jenë themel i përkushtimit të qytetarëve të Kosovës për shtetin… Ai nuk do të largohet kurrë nga kujtesa jonë. Do ta kujtojmë përherë profesor Alushin, njeriu që besojë se politika mbi të gjitha duhet t’i shërbejë dinjitetit, e mbi të gjitha Republikës”, tha Osmani.

Osmani tutje u shpreh se Alush Gashi nuk do të largohet asnjëherë nga kujtesa dhe se nuk do të kujtohet përherë.

Dhimbja për ndarjen nga jeta e Gashit është e heshtur, por shumë e rëndë, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Sot nuk po ndahemi nga një njeri i zakonshëm, por po ndahemi nga një urtësi e heshtur, nga një prani që nuk kërkonte vend në qendër. Jemi mbledhur për të nderuar një njeri të madh. Alush Gashi mbetet njeriu i qetësisë, njeriu i arsyes, njeriu i përmbajtjes. Ai kishte atë lloj pranie që nuk impononte, por që të qetësonte. Kishte një lloj autoriteti që nuk kërkonte të dëgjohej me forcë, sepse mjaftonte urtësia e tij për ta respektuar. Pikërisht për këtë, dhimbja jonë sot është e heshtur, por është shumë e rëndë, sepse disa njerëz nuk e mbushin jetën tonë me zhurmë, por e mbushin me prani, e kur largohen, mungesa e tyre nuk vjen si thirrje, vjen si një heshtje”, tha Abdixhiku.

Një fjalë rasti pati dhe gruaja e Alush Gashit, Iliriana Gashi, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pranë tij gjatë periudhave të vështira të jetës

“Është shumë e vështirë me fol tash pas gjithë këtyre fjalëve të bukura. Kisha dashtë me ju falenderu të gjithëve në emër të familjes që keni ardhë me nderu Alushin dhe me na nderu neve. Du me i falenderu shumë të gjithë ata të cilët gjatë këtyre ditëve pas lajmit të kobshëm të cilin e morëm që na kan nejt afër në mënyra të ndryshme, me qindra postime të bukura, mesazhe të bukura, telefonata që janë munduar me e nda dhimbjen me ne dhe me na lehtësu… Po dua t’i falënderoj më së shumti ata që Alushit i kanë qëndruar afër në kohëra të vështira. Siç u tha deri tani, në jetën tonë ka pasur shumë sfida, kemi jetuar në kohë sfiduese. Ai nuk është kursyer, por ka kaluar nëpër gjëra të vështira, ka pasur shumë bashkëpunëtorë, ka pasur shumë njerëz që i kanë qëndruar afër. Dua ta shfrytëzoj këtë rast sot që t’i falënderoj shumë ata që kanë qenë me të. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë familja e dytë e Alushit, ashtu siç e tha kryetari. Alushi e ka dashur familjen shumë, po aq edhe LDK-në”, ka thënë ajo.

Alush Gashi do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:00, në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Prigodë të Istogut./kp/

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?