By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: NATO për narrativat ruse në Ballkan: Propagandës i kundërvihemi me të vërtetën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
NATO për narrativat ruse në Ballkan: Propagandës i kundërvihemi me të vërtetën
TOP Momenti

NATO për narrativat ruse në Ballkan: Propagandës i kundërvihemi me të vërtetën

Momenti
Published: July 8, 2026

Një zyrtar i lartë i NATO-s, ka deklaruar se propaganda dhe narrativat ruse mbeten sfidë e rëndësishme për sigurinë në hapësirën euroatlantike, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Komentet erdhën pasi zyrtari u pyet për kërcënimet hibride dhe propagandën, me theks te ndikimi i mediave që përhapin narrativa ruse në rajon, veçanërisht në Serbi, gjatë një diskutimi me gazetarë nga Ballkani Perëndimor, Ukraina, Bjellorusia dhe vende të tjera të Evropës Lindore.

Your browser does not support the video tag.

Në përgjigje, zyrtari i Aleancës tha se propaganda është një problem real dhe se kjo çështje duhej të ishte përmendur.

“Keni absolutisht të drejtë. Ka shumë propagandë, patjetër”, deklaroi ky zyrtar i lartë i NATO-s, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, NATO i përgjigjet propagandës duke u mbështetur në të vërtetën dhe duke komunikuar vazhdimisht me publikun për situatën reale të sigurisë në hapësirën euroatlantike.

“Në përgjithësi, ajo që bëjmë është se merremi me të vërtetën dhe publikojmë shumë të vërteta”, tha zyrtari i NATO-s.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Ai theksoi se Aleanca është e vendosur të tregojë një pasqyrë të vërtetë dhe të ndershme për zhvillimet e sigurisë, duke folur për atë që Rusia dhe aktorë të tjerë po bëjnë në të vërtetë, por edhe për veprimet e vetë NATO-s.

Zyrtari tha se një nga mesazhet kryesore të Aleancës është se NATO është organizatë mbrojtëse.

“Jemi mjaft të vendosur në përpjekjet tona për t’u siguruar që po tregojmë një histori të vërtetë dhe të ndershme për atë se si është situata e sigurisë në gjithë hapësirën euroatlantike. Ne e bëjmë këtë duke theksuar se NATO është një aleancë mbrojtëse. Dhe vërtet është e tillë”, deklaroi ai shkruan Telegrafi.

Ekskluzive nga Ankaraja, NATO i përgjigjet Telegrafit: Nuk do të lejojmë vakum sigurie në Ballkanin Perëndimor

Ai shtoi se NATO mban të sigurt çdo ditë rreth një miliard njerëz dhe se 32 vendet anëtare kanë zgjedhur vetë të jenë pjesë e Aleancës.

“E bëjmë duke theksuar se NATO mban të sigurt çdo ditë një miliard njerëz. E bëjmë duke theksuar se jemi 32 vende që kanë zgjedhur të jenë pjesë e një aleance, pa asnjë presion. Askush nuk është detyruar me forcë të jetë pjesë e saj”, tha zyrtari i NATO-s.

Sipas tij, vendet anëtare kanë zgjedhur të punojnë së bashku edhe për çështje të vështira, përfshirë inovacionin në mbrojtje dhe zhvillimin e kapaciteteve që mund të përdoren në gjithë Aleancën.

“Ne zgjedhim të punojmë së bashku, shpesh edhe për gjëra të vështira, si inovacioni në mbrojtje dhe sigurimi i kapaciteteve që mund të aplikohen në gjithë Aleancën, për t’u siguruar që jemi të sigurt dhe të mbrojtur”, përfundoi zyrtari i NATO-s. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kanosi kryeministrin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – para se të arrestohej kanosi edhe policët
Pse-të dhe sfidat e luftës hibride ruse
Kovaçevski: Maqedonia nuk ka marrë deri më sot një propozim më të mirë se ai francez
Blakçori: Kosova duhet t’i identifikojë varësitë ekonomike ndaj Kinës
QMK: Dy zjarre janë aktive, tre vatra nën kontroll dhe 22 janë shuar

LEXO GJITHASHTU

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
Lajme
Atentat në Mirditë, vritet një 65-vjeçar
Atentat në Mirditë, vritet një 65-vjeçar
Lajme
Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit
Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit
Lajme
Hoxha takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona
Hoxha takim me Zv.kryeministrin dhe Ministrin e jashtëm të Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona
Lajme
Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar
Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar
Lajme

You Might Also Like

Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese
TOP Momenti

Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese

September 3, 2026
E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
TOP Momenti

E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

September 3, 2026
Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhurojnë Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?
TOP Momenti

Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhurojnë Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

September 3, 2026
Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
TOP Momenti

Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?