By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë: Serbia i di emrat e sulmuesve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë: Serbia i di emrat e sulmuesve
Lajme

NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë: Serbia i di emrat e sulmuesve

Momenti
Published: May 21, 2026

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, ka mbajtur sot një takim me gazetarë në Prishtinë, ku ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, zhvillimeve në rajon, dialogut Kosovë-Serbi dhe kërcënimeve hibride në Ballkanin Perëndimor.

Në pyetjen e parashtruar nga gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj e cila ishte prezente në këtë takim, lidhur me incidentet në veri dhe mundësinë e përsëritjes së tyre tash në prag të zgjedhjeve të reja, ambasadori Hamilton u shpreh se në përgjithësi situata në Kosovë është stabile dhe e sigurt.

Your browser does not support the video tag.

“Por sigurisht, KFOR-i është këtu për një arsye, sepse ekziston një histori e brishtësisë. Mandati i KFOR-it dhe NATO-s është të punojnë me institucionet në Kosovë për t’u siguruar që ky stabilitet të ruhet. Pra, KFOR-i dhe NATO janë gjithmonë duke vëzhguar dhe dëgjuar, për t’u siguruar që të mos ketë rritje të paqëndrueshmërisë. Por duhet të them se, për momentin, ne ndihemi mjaft komodë me situatën në terren në Kosovë”, u shpreh Hamilton.

Ambasadori Hamilton foli edhe për sulmin në Banjskë, duke thënë se NATO pret përgjegjësi dhe drejtësi për incidentet e vitit 2023, ndërsa theksoi se kjo çështje mbetet e rëndësishme edhe për raportet ndërmjet NATO-s dhe Serbisë.

“Sapo kam ardhur nga Beogradi para se të arrija këtu në Prishtinë dhe mesazhi im për autoritetet serbe është se NATO pret llogaridhënie, që drejtësia të vihet në vend – ata që organizuan dhe kryen ato sulme duhet të përballen me drejtësinë”, deklaroi ai, duke theksuar se sulmet ndaj pjesëtareve të KFOR-it janë të papranueshme.

Ambasadori shtoi se Serbia i di autorët e këtij sulmi, prandaj presin hapa konkret.

“Që marrëdhëniet NATO-Serbi të ecin përpara në një mënyrë më të thellë dhe më kuptimplotë, duhet të shohim që organizatorët e sulmit në Banjskë të sillen para drejtësisë. Dhe ne e dimë kush janë ata, ne besojmë se edhe autoritetet në Serbi e dinë kush janë. Prandaj, siç thashë, topi është në anën e Serbisë për të ndërmarrë hapat e ardhshëm. Ky ishte mesazhi që ua dhashë bashkëbiseduesve të mi serbë dhe tani topi është në anën e tyre”, tha ai.

Sipas Hamiltonit, megjithëse NATO dëshiron një marrëdhënie më të thellë dhe më transparente me Serbinë, disa procese të bashkëpunimit nuk mund të avancojnë pa pasur përgjegjësi për sulmet në veri të Kosovës.

“Do të thosha marrëdhënie më të thella ndërmjet NATO-s dhe Serbisë. Për shembull, avancimi i një programi partneriteti të përshtatur individualisht me Serbinë, në një kuptim shumë real. Ne duam të shohim që kjo të ndodhë, por nuk do të ecim përpara me ato aspekte të bashkëpunimit praktik derisa të shohim llogaridhënie dhe drejtësi për incidentet e vitit 2023”, u shpreh Hamilton. /Telegrafi/

You Might Also Like

Oferta e Kurtit për Abdixhikut: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje
Kurti: Jemi për president konsensual, por nëse vijmë tek presidenti partiak, parti për parti jemi vetë ne
Kurti i pyet gazetarët nëse “dikush prej juve i do zgjedhjet e reja”, përgjigjet vetë: Askush pra
Kurti thotë se për vazhdim të seancës vendos Avni Dehari: S’kam ndërmend ta takojë, kam shumë punë
Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidentin, por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

LEXO GJITHASHTU

Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
Identifikohen mbetje mortore edhe në një lokacion tjetër të Zubin Potokut, Policia dhe Prokuroria Speciale japin detajet
TOP Momenti

Action for Mothers and Children zgjeron edukimin dhe mbështetjen për gjidhënien

A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
A do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
TOP Momenti

You Might Also Like

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin
Lajme

Albin Kurti pas takimit me Abdixhikun: LDK po e kërkon presidnetin por nuk i ka 30 vota as për ta propozuar emrin

August 7, 2026
Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor
Lajme

Negociatat me Abdixhikun për Presidentin, Kurti: Dallime drastike mes kërkesave të LDK’së dhe rezultatit zgjedhor

August 7, 2026
Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 
Lajme

Abdixhiku: I kërkova Kurtit ta konstituojë Kuvendin sonte, më pas i kemi edhe 25 ditë kohë nëse duam të gjejmë zgjidhje 

August 7, 2026
Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora
Lajme

Seanca konstituive vazhdon sonte në mbrëmje vonë, s’dihet ende ora

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?