By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Narrativa të fabrikuara”, ambasadori Zemaj reagon ndaj interpretimeve për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Narrativa të fabrikuara”, ambasadori Zemaj reagon ndaj interpretimeve për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s
TOP Momenti

“Narrativa të fabrikuara”, ambasadori Zemaj reagon ndaj interpretimeve për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s

Momenti
Published: June 25, 2026

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj pretendimeve dhe interpretimeve që janë bërë ditët e fundit për mospjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të motivuara nga interesa politike.

Përmes një reagimi publik, Zemaj tha se në rrjete sociale dhe në disa media po qarkullojnë narrativa që, sipas tij, deformojnë realitetin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se samitet e Aleancës Veriatlantike funksionojnë mbi baza të qarta institucionale dhe se pjesëmarrja në to përcaktohet nga statusi i shteteve anëtare dhe partnerëve të NATO-s.

“Duhet të jetë e qartë: Samitet e NATO-s nuk janë ngjarje të hapura për interpretime politike apo keqlexime mediatike sipas narrativave dhe kalkulimeve të brendshme politike, por procese strikt institucionale të NATO-s, të bazuara në statusin e shteteve anëtare dhe partnerëve të Aleancës. Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur mospjesëmarrjen e Kosovës si ‘mesazh politik’ është e pabazuar, e shtrembëruar dhe në thelb e dëmshme për të kuptuar realitetin institucional”, ka deklaruar Zemaj.

Your browser does not support the video tag.

Në reagimin e tij, ai rikujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, të cilën e cilësoi si vendimtare për ndalimin e dhunës, terrorit dhe krimeve të regjimit të atëhershëm serb ndaj popullit të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet thellësisht mirënjohëse ndaj NATO-s për ndërhyrjen vendimtare humanitare dhe ushtarake të vitit 1999, e cila u ndërmor për të ndalur dhunën sistematike, terrorin dhe krimet e rënda të regjimit të atëhershëm të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kjo ndërhyrje historike hapi rrugën e paqes, lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Zemaj vlerësoi gjithashtu kontributin e misionit të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke theksuar se ata kanë luajtur rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe zhvillimin institucional të Kosovës gjatë më shumë se dy dekadave.

Sipas ambasadorit, Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik dhe synimit për anëtarësim të plotë në NATO, ndërsa paralajmëroi se narrativat që, sipas tij, cenojnë raportet me Aleancën janë të dëmshme dhe nuk pasqyrojnë realitetin.

“Kosova nuk devijohet nga asnjë narrativë e fabrikuar. Rruga jonë dhe qëllimi janë të qarta dhe të pandryshueshme: partneritet i thellë me NATO-n dhe integrimi i vazhdueshëm deri te anëtarësimi i plotë në Aleancë dhe strukturat tjera euroatlantike në të ardhmen”, ka përfunduar Zemaj. /Telegrafi/

You Might Also Like

LVV-ja s’do me PDK-në, AAK-ja s’do me LVV-në, kurse LDK-ja e përçarë
Vidhet motoçikleta rreth 2 mijë euro në Fushë Kosovë
Rrahje masive në Lipjan për shkak të një prone, 10 persona dërgohen në mbajtje
Pesë persona përfshihen në një rrahje në aeroportin “Adem Jashari”, dërgohen në mbajtje
Metodat që ju ndihmojnë ta lini duhanin

You Might Also Like

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë
TOP Momenti

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë

June 25, 2026
Bie nga një lartësi në Fushë në Kosovë, ndërron jetë një person
TOP Momenti

Bie nga një lartësi në Fushë në Kosovë, ndërron jetë një person

June 25, 2026
LSDM: Rikonstruimi i qeverisë, luftë për karrige
TOP Momenti

LSDM: Rikonstruimi i qeverisë, luftë për karrige

June 25, 2026
“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e një shqiptari nga Italia
TOP Momenti

“Mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, Rama publikon mesazhin e një shqiptari nga Italia

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?