By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve
Lajme

Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Momenti
Published: August 11, 2026

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës. 

Naftëtarët kanë thënë se ky vendim po i dëmton rëndë bizneset, po e cenon konkurrencën e lirë dhe nuk po sjell përfitime reale për konsumatorët. 

Your browser does not support the video tag.

“Vendimi nuk plotëson asnjërin nga kriteret e përcaktuara në nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. Gjithashtu është në kundërshtim Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 03/2022, sipas të cilit masa të tilla mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh”, thuhet në reagim. 

Shoqata ka thënë po ashtu se krahas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar është rritur edhe pagesa për buxhetin e shtetit. 

“Nga data 3 mars 2026 deri më sot, konsumatorët kanë paguar në buxhetin e shteti mesatarisht rreth 7.5 centë për litër, më shumë se në periudhën para fillimit te konflikiti dhe rritjes së çmimeve të furnizimit. Mungesa e politikave mbështetëse dhe e një plani operativ shtetëror për përballimin e krizave energjetike ndërkombëtare ka bërë që barra financiare të vazhdojë të bjerë mbi qytetarët dhe bizneset.  Pavarësisht vështirësive dhe humbjeve financiare, kompanitë e sektorit të naftës kanë vazhduar të sigurojnë furnizim të rregullt dhe të pandërprerë të tregut. Karburantet janë produkte me rëndësi jetike për ekonominë, transportin dhe sigurinë kombëtare”, thuhet nga Shoqata. 

Shoqata i ka bërë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit që ta anulojë menjëherë vendimin për kontrollin e çmimeve dhe ta rikthejë funksionimin e tregut mbi parimet e konkurrencës së lirë. 

“Nëse vendimi nuk anulohet, Shoqata, do të shqyrtojë të gjitha mundësitë juridike për rregullimin e këtyre shkeljeve, si dhe të kërkoj kompensim për humbjet e shkaktuara nga këto masa. Shoqata mbetet e hapur për dialog institucional dhe kërkon që çdo vendim i ardhshëm për këtë sektor të mbështetet në analiza profesionale, ligjshmëri, transparencë dhe konsultim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e industrisë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës. 

Më 5 mars ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare.

Vendimi përcakton marzhë të fitimit prej 2 cent për shitjet me shumicë dhe 12 centë për shitjet me pakicë.

The post Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Ka pasë shumë duar, edhe marksist-leninistë” – Novosella rrëfen kush dhe si i organizoi demonstratat e vitit 1981
Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht
‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe, detaje
Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb

LEXO GJITHASHTU

Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, një muaj paraburgim për të dyshuarin
Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, një muaj paraburgim për të dyshuarin
TOP Momenti
Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981? Novosella: Bashkimi na doli me kushte
Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981? Novosella: Bashkimi na doli me kushte
TOP Momenti
Bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit
Bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit
Lajme
Një vajzë 19 vjeçare vdiq në një aksident trafiku pranë Strumicës, privohet nga liria një motoçiklist
Një vajzë 19 vjeçare vdiq në një aksident trafiku pranë Strumicës, privohet nga liria një motoçiklist
TOP Momenti
Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
Lajme

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore

August 14, 2026
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
Lajme

I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve

August 14, 2026
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Lajme

Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë

August 14, 2026
Haxhiu  iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve
Lajme

Haxhiu  iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?