By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria, mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë një biznesmen në Orikum
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria, mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë një biznesmen në Orikum
TOP Momenti

“Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria, mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë një biznesmen në Orikum

Momenti
Published: September 3, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, V.B, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh.

Your browser does not support the video tag.

V.B është biznesmen i njohur në Vlorë dhe njëkohësisht kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë për jugun e Shqipërisë prej shumë vitesh.

Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e autorëve.

Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Korrespodenti i Top Channel, raporton se dy personat që janë aksidentuar janë arrestuar dhe janë nga Tirana.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa informacionet mbeten paraprake. /Tch/

You Might Also Like

Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale
Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
Prokuroria kërkon vazhdimin e massës së paraburgimit për personin i cili djegi veturën e Ambasadës bullgare në Shkup

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales
OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales
TOP Momenti
Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës
Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës
TOP Momenti
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
TOP Momenti
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
TOP Momenti
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën
TOP Momenti

Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën

September 16, 2026
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
TOP Momenti

Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje

September 16, 2026
Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend
TOP Momenti

Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend

September 16, 2026
Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
TOP Momenti

Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?