By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt
Lajme

Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt

Momenti
Published: August 28, 2026

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, bashkë me kolegët e saj nga partia, nga salla e kuvendit kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje që deputetët, pa dallim partie, të kthehen në kuvend dhe ta përfundojnë procesin e konstituimit.

Musliu ka kritikuar situatën politike në vend, duke thënë se Kosova është “marrë peng” nga një parti që, sipas saj, i ka vendosur ambiciet për pushtet mbi mirëqenien e qytetarëve.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka thënë se qytetarët presin zhvillimin e politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor, punësim për të rinjtë dhe mbështetje për prindërit, bujqit, punëtorët dhe bizneset.

“Sot dua të flas për qytetarët që presin zhvillim të politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor. Për prindërit që mezi e dalin muajin. Për të riun që kërkon një vend pune me meritokraci. Për bujkun, për punëtorin, për biznesmenin që lufton çdo ditë për ta mbajtur biznesin gjallë dhe me të drejtë pyesin: Çfarë po ndodh me vendin tonë? Dhe përgjigjja është e thjeshtë dhe shumë e qartë. Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet. Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj. Dhe kjo parti e ka lënë vendin sot pa institucione. Kjo parti po luan me besimin tuaj, qytetarë të dashur, dhe po luan me durimin e një populli që ka duruar më shumë se ç’duhet. Por çdo durim e ka edhe një fund.Kosova nuk mund të presë më. Nuk mund të presë që politikanë të papërgjegjshëm të qendrojnë mbi ligj e kushtetutë, ndërkohë që jeta e qytetarëve po shënon regres në çdo ditë dhe në çdo sferë”, ka thënë ajo.Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po tregon haptazi se e ardhmja e popullit dhe e shtetit të Kosovës nuk është më prioritet për të.

“Partia e cila i fitoi zgjedhjet e kaluara po tregon haptazi se e ardhmja e popullit dhe e shtetit të Kosovës nuk është më prioritet për të. Kjo situatë është e papranueshme dhe e patolerueshme, sepse politika nuk guzon të shërbejë për të ushqyer ambicie personale. Politika duhet të vihet në shërbim të qytetarit dhe interesave shtetërore dhe kombëtare. Prandaj sot, apeli im për të gjithë ata që kanë marrë mandat nga qytetarët, pa dallim partie, është: ejani në kuvend. Ejani ta konstituojmë kuvendin e ta fillojmë punën. Kuvendi nuk është pronë e askujt. Kuvendi është i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Në këtë kuvend është vota e prindërve që ëndërrojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Është vota e pensionistit që shpreson se angazhimi ynë do të koncentrohet në zhvillimin e politikave përkatëse. Është vota e mërgimtarit që ëndërron rritjen e standardit të atdheut të tij. Është vota e punëtorit, e mësuesit, e mjekut, e infermierit, e studentëve, zjarrfikësit, e bujkut, e fermerit e biznesmenit. Në këtë kuvend është edhe vota e ushtarit dhe e policit që e meshin uniformën çdo mëngjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën për sigurinë tonë dhe të vendit tonë”, tha Musliu.

The post Musliu kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kuvendi nuk është pronë e askujt appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
A po na pret “dimri i shekullit”, meteorologët paralajmërojnë tre skenarë
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII
Shkrimtari spanjoll pas vdekjes së Mladiqit: Krimbat do të dalin nga arkivoli i tij për të vjellë
Grliq Radman: Forcat e Mlladiqit lanë gjurmë të përgjakshme në Kroaci dhe Bosnje, drejtësia nuk i përfshiu të gjitha krimet

LEXO GJITHASHTU

PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së
PDK dhe Aleanca mblidhen sërish në Kuvend, të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së
TOP Momenti
Emisioni “Mesditë” 28.08.2026
Emisioni “Mesditë” 28.08.2026
TOP Momenti
Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët
Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët
TOP Momenti
Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan
Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan
Lajme
Teuta Haxhiu nga Aleanca kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion
Teuta Haxhiu nga Aleanca kritikon vonesën e katalogut të teksteve: Prindërit janë vënë nën presion
TOP Momenti

You Might Also Like

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë
Lajme

“Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

August 28, 2026
Gjetën para dhe dokumente, dy qytetarë në Mitrovicën e Veriut i dorëzuan në polici
Lajme

Gjetën para dhe dokumente, dy qytetarë në Mitrovicën e Veriut i dorëzuan në polici

August 28, 2026
Kush janë të dënuarit dhe të paditurit e Hagës për krime në Kosovë e BeH që tashmë kanë vdekur
Lajme

Kush janë të dënuarit dhe të paditurit e Hagës për krime në Kosovë e BeH që tashmë kanë vdekur

August 28, 2026
​Nis protesta kundër vrasjes së grave
Lajme

​Nis protesta kundër vrasjes së grave

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?