By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
TOP Momenti

​Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Momenti
Published: July 21, 2026

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka paralajmëruar zgjerimin e mbështetjes për vendosjen e rrjetave mbrojtëse kundër breshrit, skemën e sigurimeve bujqësore dhe krijimin e një Qendre të Paralajmërimit të Hershëm për Fermerët, pas dëmeve të shkaktuara nga moti në Komunën e Istogut.

Gjatë vizitës te fermerët e prekur në këtë komunë, ai tha se dikasteri qe e drejton po e shqyrton ngritjen e një sistemi që do t’u ofrojë fermerëve paralajmërime meteorologjike në kohë reale, në mënyrë që ata të marrin masa mbrojtëse para goditjes së fenomeneve ekstreme të motit.

Muja tha se zgjerimi I mbështetjes për rrjetat kundër breshrit është një investim për mbrojtjen e kulturave bujqësore, ndërsa synohet edhe pilotimi i skemës së sigurimeve bujqësore, si hapi i parë drejt krijimit të një sistemi kombëtar të sigurimeve në këtë sektor.

Your browser does not support the video tag.

“Ndryshimet klimatike kërkojnë një qasje të re. Synimi ynë është të ndërtojmë një bujqësi më të qëndrueshme përmes investimeve në parandalim, sigurime bujqësore, infrastrukturë mbrojtëse, sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe këshillim profesional. Sistemi ynë i mbështetjes po përshtatet vazhdimisht për t’iu përgjigjur sfidave që sjell klima dhe për të mbrojtur fermerët e Kosovës”, deklaroi ministri Muja, sipas një njoftimi të zyrës së tij, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, Instituti Bujqësor i Kosovës dhe Shërbimi Këshillimor Bujqësor do të angazhohen në terren për të ofruar këshilla profesionale për fermerët e dëmtuar mbi masat agroteknike që duhet të ndërmerren pas breshrit, me synim rikuperimin sa më të mirë të prodhimit.

Your browser does not support the video tag.

Muja bëri të ditur gjithashtu se javën e ardhshme do të hapet Skema e Granteve 2026, e cila do të mbështesë investimet në sera dhe fidanë për rimbjellje, duke u mundësuar fermerëve të rikthejnë kapacitetet prodhuese dhe të investojnë në siç u tha, “sisteme më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike”.

Gjatë vizitës në Istog, ministri u njoh nga afër me dëmet e shkaktuara nga breshri në kulturat bujqësore dhe theksoi se hapi i parë institucional është vlerësimi profesional i dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, duke përshëndetur faktin që ky komision tashmë është themeluar nga Komuna e Istogut.

Ai nënvizoi se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, teksa premtoi se politikat e Ministrisë do të fokusohen gjithnjë e më shumë në parandalim, përshtatje dhe menaxhim të rrezikut, krahas adresimit të pasojave.

source

You Might Also Like

Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje
Pesëmbëdhjetë persona të lënduar janë shtruar në dy klinika pas stuhisë që goditi Shkupin
Angellov: Stuhia që ka goditur vendet e rajonit, po lëviz në drejtim të Maqedonisë
Gjini: Nuk kemi nevojë të takohemi me Kurtin, qëndrimin e kemi bërë të qartë
IHMK lëshon alarm portokalli për 22 korrikun: Stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta priten në gjithë Kosovën

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë
TOP Momenti

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në bletari në Klinë

July 21, 2026
LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India
TOP Momenti

LSDM: Mickoski po kërkon alternativë ndaj Evropës, siç është Rusia, Kina dhe India

July 21, 2026
Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve
TOP Momenti

Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve

July 21, 2026
Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta
TOP Momenti

Conference League: Drita luan përballë skuadrës nga Malta

July 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?