By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muja përuroi investimin 9.15 milionë euro për sistemin e ujitjes në Radoniq të Gjakovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muja përuroi investimin 9.15 milionë euro për sistemin e ujitjes në Radoniq të Gjakovës
TOP Momenti

Muja përuroi investimin 9.15 milionë euro për sistemin e ujitjes në Radoniq të Gjakovës

Momenti
Published: May 20, 2026

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të përfundimit të Projektit IRIS dhe funksionalizimit të sistemit të rehabilituar të ujitjes në Radoniq të Gjakovës.

Ky projekt, me vlerë totale prej 9.15 milionë euro, është financuar përmes një donacioni nga Komisioni Evropian dhe administruar nga Banka Botërore, ndërsa është udhëhequr dhe menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Implementimi operacional dhe menaxhimi i sistemit të rehabilituar të ujitjes do të realizohet nga KRU Radoniqi-Gjakovë, e cila do të kujdeset për funksionimin e qëndrueshëm, mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve efikase për shfrytëzuesit e këtij sistemi.

Your browser does not support the video tag.

Përmes këtij projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt dhe bujqit e komunave të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit. Aktualisht, sistemi i ujitjes mbulon rreth 5,000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa me përfundimin e projektit janë shtuar edhe 6,000 hektarë të tjerë, duke e çuar sipërfaqen totale të përfshirë në rreth 11,000 hektarë që do të përfitojnë nga furnizimi më i sigurt dhe më efikas me ujë për ujitje.

Projekti ka mundësuar: rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes, përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore, reduktimin e humbjeve teknike të ujit, rritjen e efikasitetit operacional, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për prodhim bujqësor më të qëndrueshëm dhe konkurrues.

Me këtë rast, Ministri Armend Muja theksoi se ky investim përfaqëson një vizion të realizuar për një bujqësi më moderne, më produktive dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

“Ky investim është dëshmi konkrete e asaj që mund të arrihet kur ekziston bashkëpunim i mirëfilltë institucional, planifikim i kujdesshëm dhe përkushtim i vazhdueshëm ndaj interesit publik”, u shpreh Muja, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar funksionimin dhe mirëmbajtjen e qëndrueshme të sistemeve të ujitjes, për të vazhduar investimet në infrastrukturën bujqësore dhe për të mbështetur fermerët në rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe sigurisë ushqimore në vend.

Në përmbyllje, Muja theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që projekte të tilla, të cilat janë në të mirë të fermerëve dhe bujqve të Republikës së Kosovës, të vazhdojnë edhe në të ardhmen në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, gjithmonë në të mirë të qytetarëve të vendit

source

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Lajme
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?