By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muharremi: Hyra në politikë sepse Kosova po humb të rinjtë e saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muharremi: Hyra në politikë sepse Kosova po humb të rinjtë e saj
TOP Momenti

Muharremi: Hyra në politikë sepse Kosova po humb të rinjtë e saj

Momenti
Published: June 2, 2026

Brikena Muharremi, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 për arsyet që e shtynë të hyjë në politikë dhe të kandidojë për herë të parë për deputete.

Muharremi tha se vendimi i saj për t’iu bashkuar garës zgjedhore lidhet me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, duke sjellë përvojën e saj më shumë se 20-vjeçare në fushën e menaxhimit dhe udhëheqjes në Mbretërinë e Bashkuar.

“Futja ime për herë të parë në zgjedhjet parlamentare si kandidate për deputete vjen nga shqetësimi që kam për faktin se Kosova vazhdon të jetë ndër vendet më të varfra në Evropë. Më shqetëson gjithashtu largimi i të rinjve nga vendi dhe Kosova ka filluar të zbrazet. Dëshiroj që përvojën time mbi 20-vjeçare në sistemin e udhëheqjes në Britaninë e Madhe ta përdor për të mirën e Kosovës dhe të punoj me njerëzit tanë, të cilët janë jashtëzakonisht të aftë dhe arrijnë rezultate të mëdha kur u jepet mundësia. Kosova meriton të arrijë potencialin që e ka”, ka deklaruar Muharremi.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka treguar edhe arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet LDK-së.

Sipas Muharremit, LDK ishte subjekti politik që i ofroi mundësinë për kandidim, ndërsa theksoi se ka marrë ftesë edhe nga presidentja Vjosa Osmani për t’u bërë pjesë e iniciativës së saj politike.

Your browser does not support the video tag.

“Arsyeja pse jam kyçur në LDK është se ky subjekt më ka ftuar të kandidoj. Gjithashtu, edhe Vjosa Osmani më ka ftuar të jem pjesë e saj dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e një liste të udhëhequr nga zonja Osmani. Një tjetër arsye është se në LDK e kam gjetur veten dhe vlerat me të cilat identifikohem”, ka thënë Muharremi./teve1.info/

source

You Might Also Like

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Imazhet satelitore tregojnë dëme në aeroportin kryesor të Venezuelës

You Might Also Like

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror
TOP Momenti

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

June 27, 2026
​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

June 27, 2026
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
TOP Momenti

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

June 27, 2026
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
TOP Momenti

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?