By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Grenell: Ka mbështetje dy partiake amerikane për Hashim Thaçin, tani varet nga vendimi Hagës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Grenell: Ka mbështetje dy partiake amerikane për Hashim Thaçin, tani varet nga vendimi Hagës
TOP Momenti

​Grenell: Ka mbështetje dy partiake amerikane për Hashim Thaçin, tani varet nga vendimi Hagës

Momenti
Published: September 12, 2026

Emisari amerikan, Richard Grenell, theksoi sot, se më 16 shtator Haga do ta shpall vendimin në çështjen e Jack Smithit kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

Grenell shkroi në platformën X, se Thaçi ka 6 vjet që ndodhet në burg – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës, derisa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar me Presidentin Trump në Zyrën Ovale.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Grenellit, Smithit i kanë dështuar të gjitha çështjet në SHBA dhe kjo kundër Thaçit është e fundit që i ka mbetur në Evropë.

Kështu sipas tij, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin.

“Thaçi ka 6 vjet që ndodhet në burg! – që nga momenti kur Jack Smith arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës, ndërsa ai po udhëtonte drejt Uashingtonit për t’u takuar me mua lidhur me negociatat përfundimtare me Presidentin Trump për marrëveshjen e Zyrës Ovale për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha çështjet e Jack Smith-it në Amerikë kanë dështuar. Kjo çështje në Evropë është e fundit që ai ka në dorë. Madje, edhe demokratë amerikanë dëshmuan në Hagë në favor të Thaçit, duke deklaruar nën betim se pretendimet e Jack Smith-it ishin krejtësisht të pavërteta. Pra, ekziston mbështetje dypartiake amerikane për Thaçin… dhe kundër Jack Smith-it. Tani gjithçka varet nga vendimi i Hagës më 16 shtator”, ka shkruar Grenell.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara do të shpallin verdiktin final ndaj Hashim Thaçit.

Sot, në Prishtinë është mbajtur një marshë protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë rreth 100 mijë qytetarë sipas “Liria ka emër”.

Më 16 shtator, Gjykata e Hagës do të shpallë vendimin për çështjen e Jack Smith-it kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky mbulim ekskluziv nga Gjykata Speciale në Hagë mundësohet nga Edil Project Company

You Might Also Like

Mickoski: Zaev dhe Kovaçevski duhet të kërkojnë falje tek qytetarët për politikat e qeverisjes së tyre
Hoxha: Ajër më i pastër për qytetarët me centralet e reja të gazit
Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës
Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë
Shqipëria me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada, si po i nxit Ballkani bebet

LEXO GJITHASHTU

Çitaku pas Marshit për Liri: Prishtina s’është dukur kurrë më e bukur -Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm!
Çitaku pas Marshit për Liri: Prishtina s’është dukur kurrë më e bukur -Sot e morët verdiktin e popullit tuaj: Të pafajshëm!
Lajme
Hamza pas marshit: Populli foli sot – Më 16 shtator, Kosova pret të jehojnë botërisht fjalët “Shpalleni të pafajshëm”
Hamza pas marshit: Populli foli sot – Më 16 shtator, Kosova pret të jehojnë botërisht fjalët “Shpalleni të pafajshëm”
Lajme
Enver Hoxhaj nga Marshi për Liri: UÇK-ja e popullit!
Enver Hoxhaj nga Marshi për Liri: UÇK-ja e popullit!
Lajme
Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen dy persona, policia nis hetimet
Aksident mes dy kamionëve në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohen dy persona, policia nis hetimet
Lajme
Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm
Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm
Lajme

You Might Also Like

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gostivar
TOP Momenti

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Gostivar

September 12, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama ndan pamje: Liria ka emër
TOP Momenti

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Rama ndan pamje: Liria ka emër

September 12, 2026
Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave
TOP Momenti

Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave

September 12, 2026
Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim
TOP Momenti

Haxhiu pas “Marshit për Liri”: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për çlirim

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?