By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mobilizim i ri rus: Putini nënshkruan dekretin për shtimin e 15.500 trupave në ushtri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mobilizim i ri rus: Putini nënshkruan dekretin për shtimin e 15.500 trupave në ushtri
Lajme

Mobilizim i ri rus: Putini nënshkruan dekretin për shtimin e 15.500 trupave në ushtri

Momenti
Published: September 29, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për rritjen e përmasave të ushtrisë me 15.500 trupa; ky është urdhri i katërt i këtij lloji brenda vitit.

“Numri i autorizuar i personelit të forcave të armatosura ruse do të caktohet në 2.441.630 njësi, përfshirë 1.550.500 personel ushtarak”, thuhet në dekret, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Putini kishte nënshkruar më parë dokumente për rritjen e ushtrisë në muajt mars, qershor dhe korrik.

Dhe siç theksohet më tej, rritja totale që nga marsi arrin në 47.860 ushtarë.

Presidenti rus nuk e bëri të ditur arsyen e vendimit, por ai është marrë në një kohë kur po shtohen humbjet si në palën ruse, ashtu edhe në atë ukrainase, në luftën në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Këtë vit, ritmi i avancimit të trupave ruse në fushën e betejës është ngadalësuar, pasi përdorimi i gjerë i dronëve e ka bërë pothuajse të pamundur lëvizjen e shpejtë të formacioneve të mëdha.

Përveç kësaj, javët e fundit kanë sjellë raporte për depërtime ukrainase në disa sektorë të frontit.

Hera e fundit që Putini shpalli një “mobilizim të pjesshëm” të rezervistëve ishte në shtator të vitit 2022, pas një sërë dështimesh në front. Ai dekret mbetet ende në fuqi.

Shenja të një mobilizimi të ri?

Në gusht, shërbimet e inteligjencës së Ukrainës raportuan se Moska planifikon të mobilizojë deri në 300.000 njerëz këtë vit për t’i dërguar në front, dhe një numër të njëjtë vitin e ardhshëm.

Një sërë analistësh, duke iu referuar të dhënave mbi masat përgatitore të autoriteteve ruse në terren, parashikuan një valë të re mobilizimi që në vjeshtë – menjëherë pas zgjedhjeve për Dumën Shtetërore – gjë që shkaktoi “panik” mes rusëve dhe një rritje të interesit për emigrim.

Putini i hodhi poshtë këto zëra si “absurditet të plotë”. Kremlini këmbënguli se nevojat e forcave të armatosura ruse po plotësoheshin nga ushtarë me kontratë dhe vullnetarë, ndërsa analistët e pavarur thonë se rekrutimi i tyre vazhdon të bjerë, pavarësisht premtimeve për shpërblime të mëdha financiare.

“Në thelb, Rusia tashmë ka nisur një mobilizim shtesë; ajo po zgjeron përmasat e rekrutimit në radhët e saj, duke përdorur metoda të ndryshme për këtë qëllim. Ajo planifikon gjithashtu të rrisë numrin e shtetasve të huaj dhe është e rëndësishme që qeveritë e vendeve nga të cilat Rusia rekruton njerëz në radhët e saj, të kundërveprojnë ndaj kësaj”, tha të martën presidenti ukrainas, duke komentuar dekretin e Putinit në një mesazh video të publikuar në faqen e tij në platformën X.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shtoi se disponon të dhëna të reja që tregojnë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë 10,000 ushtarë të saj në Rusi, përveç 8,000 të tjerëve që janë dislokuar tashmë atje. 

The post Mobilizim i ri rus: Putini nënshkruan dekretin për shtimin e 15.500 trupave në ushtri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në një qytet në Itali
Ndërsa Rusia shënjestron civilët në Ukrainë, rritet presioni ndaj Trumpit për sanksione
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq
Dorëzohet në Polici i dyshuari për tentimvrasjen e 3 shtatorit në Viti
Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton për dhjetëra aksidente e të arrestuar

LEXO GJITHASHTU

Trumpi, Xi dhe realiteti i hekurt nën pompozitet
Trumpi, Xi dhe realiteti i hekurt nën pompozitet
TOP Momenti
Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal
Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal
TOP Momenti
Ukraina në vështirësi financiare, i duhen edhe 20 miliardë dollarë
Ukraina në vështirësi financiare, i duhen edhe 20 miliardë dollarë
Lajme
E kishte shantazhuar që disa vite  një person duke i kërkuar para, i dyshuari arrestohet në Prishtinë
E kishte shantazhuar që disa vite  një person duke i kërkuar para, i dyshuari arrestohet në Prishtinë
TOP Momenti
Çlirim Haziri – deputetëve: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
Çlirim Haziri – deputetëve: Kërkesa jonë është e qartë, Ligji për Specialen duhet të votohet
TOP Momenti

You Might Also Like

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet
Lajme

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dëshmitarja: Shtëpia lëvizi, mendova se ishte tërmet

September 29, 2026
Dy persona intervistohen në polici, u kapën me kamion të mbushur me drunj në Selac
Lajme

Dy persona intervistohen në polici, u kapën me kamion të mbushur me drunj në Selac

September 29, 2026
Shantazhoi viktimën me vite dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, arrestohet i dyshuari
Lajme

Shantazhoi viktimën me vite dhe i mori një shumë të konsiderueshme parash, arrestohet i dyshuari

September 29, 2026
Rubio thotë se pas komplotit të dyshuar pranë RAF Fairford në Britani ishte “qartazi” një aktor i huaj
Lajme

Rubio thotë se pas komplotit të dyshuar pranë RAF Fairford në Britani ishte “qartazi” një aktor i huaj

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?