By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Miti politik i “Protestës së Bukur”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Miti politik i “Protestës së Bukur”
TOP Momenti

Miti politik i “Protestës së Bukur”

Momenti
Published: July 1, 2026

Diana Gëllçi

Një protestë e bukur vazhdon prej disa javësh në Tiranë. Interesante është se i njëjti përshkrim vjen edhe nga ana e qeveritarëve apo mediave pranë tyre. “Protesta në vetvete është e bukur”, thonë edhe ata. Amplifikimi i idesë së “protestës së bukur” nga përfaqësues të qeverisë në Tiranë më kujton, sidoqoftë, shembullin e famshëm të “përshëndetjes së ushtarit me ngjyrë” (The Negro’s salute) në esenë e Roland Barthesit, Miti sot (Le Mythe, aujourd’hui), e cila mbyll librin e tij Mythologies, botuar në vitin 1957.

Your browser does not support the video tag.

Barthesi analizon kopertinën e revistës Paris Match, ku shfaqet një ushtar i ri me ngjyrë, me uniformë franceze, duke përshëndetur flamurin kombëtar të Francës. Në pamje të parë, fotografia duket krejt e pafajshme, madje patriotike. Por, sipas Barthesit, ajo funksionon si mit: e paraqet si të natyrshme dhe të padiskutueshme idenë se Perandoria Franceze është legjitime dhe harmonike, ndërsa përshëndetja e ushtarit shërben si dëshmi e besnikërisë së tij të vullnetshme ndaj Francës. Kështu, realiteti historik i kolonializmit fshihet pas një imazhi të thjeshtë patriotik.

Për këtë arsye, Barthesi e konsideron këtë fotografi një nga shembujt më domethënës të mënyrës se si mitet ndërtohen përmes imazheve. Ajo që në sipërfaqe duket një gjest i pafajshëm, në një lexim kritik shndërrohet në një alibi të kolonializmit.

Tek Barthesi, nuk është fotografia ajo që “gënjen”, sepse ushtari ekziston. Edhe përshëndetja ekziston. Miti krijohet nga nënkuptimi që i vishet fotografisë kur ajo vendoset në kopertinen revistës: “Shikoni sa harmonike është Perandoria Franceze”.

Nga kjo analizë mund të nxirret një përkufizim i thjeshtë i mitit politik: miti politik është transformimi i kuptimit të një objekti, ngjarjeje ose diskursi ekzistues, në mënyrë që ai të marrë një domethënie të re politike, e cila paraqitet si e natyrshme dhe e vetëkuptueshme.

Kështu, qeveria shqiptare ndërton një narrativë publike që prodhon mitin e “protestës së bukur”. Askush nuk thotë se protesta nuk është e qetë, qytetare apo edhe estetikisht e bukur. Përkundrazi. Por, në momentin që pushteti e përfshin shprehjen “protestë e bukur” në narrativën e vet, qendra e kuptimit zhvendoset nga pyetja: “Pse po protestojnë?” te vlerësimi: “Sa e bukur është protesta!”

Pse?

Pikërisht kështu funksionojnë mitet. Duke e quajtur protestën “të bukur”, pushteti sigurisht nuk ka fuqinë ta ndryshojë vetë protestën, por ai synon të transformojë kuptimin publik të saj. Protesta nuk paraqitet më si një akt kundërshtimi politik, por si një shprehje qytetarie që mund të admirohet pa u marrë seriozisht si sfidë ndaj pushtetit.

Në këtë mënyrë, hapi i parë nuk është shtypja e protestës, por transformimi i kuptimit të saj: protesta zhvendoset nga fusha e konfliktit politik në fushën e estetikës qytetare. Me fjalë të tjera, konflikti politik synohet të neutralizohet simbolikisht.

Në kuptimin bartesian, miti i protestës së bukur nuk e mohon realitetin e protestës (protesta është e bukur!); ai e ripaketon atë. Duke e zhvendosur vëmendjen nga arsyet e protestës te estetika e saj, diskursi synon të zbusë forcën politike të ngjarjes dhe ta bëjë atë më të pranueshme për vetë pushtetin.

Në fund të fundit, miti nuk e shuan dot protestën. Ai kërkon t’i ndryshojë kuptimin. Dhe pikërisht aty fillon puna e leximit kritik të miteve politike, përfshirë edhe mitin e “protestës së bukur”.

You Might Also Like

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina: Serbia duhet të japë përgjigje për bllokimin e mbi 2 milionë eurove
Rinia e PDK-së rrethon Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Albin Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
Kurti bën homazhe në Han të Elezit: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës
VLEN: BDI heshti kur duhej të fliste, ndërsa sot bën moral për shqiptarët
​Bllokada institucionale rrezikon mbi 100 milionë euro nga BE-ja, ekspertët: Pasojat prekin ekonominë dhe integrimin

LEXO GJITHASHTU

Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor, s’lejoj asnjë lloj flamuri, as atë flamurin e gjelbër
Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor, s’lejoj asnjë lloj flamuri, as atë flamurin e gjelbër
Lajme
Rinia e PDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
Rinia e PDK e rrethon Qeverinë me shirit të rrezikshmërisë: Pushteti pengmarrës i Kurti po e rrezikon demokracinë dhe shtetin
Lajme
Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia, Osmani kritikon BE’në: Po vazhdoni ta shpërbleni me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë
Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia, Osmani kritikon BE’në: Po vazhdoni ta shpërbleni me miliarda euro, ndoshta do zgjoheni një ditë
Lajme
Vetëm pse propozoi një film për Skënderbeun, shkrimtari Ben Blushi merr një mesazh të rëndë: Je pre e grupeve fashiste
Vetëm pse propozoi një film për Skënderbeun, shkrimtari Ben Blushi merr një mesazh të rëndë: Je pre e grupeve fashiste
Lajme
Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta
Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta
Lajme

You Might Also Like

Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë
TOP Momenti

Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë

August 29, 2026
ASH: 17 mijë vende pune, shqiptarëve më pak se 10%
TOP Momenti

ASH: 17 mijë vende pune, shqiptarëve më pak se 10%

August 29, 2026
MASH: 18 nxënës përjashtohen nga Matura Shtetërore, u kapën me telefona
TOP Momenti

MASH: 18 nxënës përjashtohen nga Matura Shtetërore, u kapën me telefona

August 29, 2026
Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë, mbi 52 mijë hyjnë në 24 orë
TOP Momenti

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë, mbi 52 mijë hyjnë në 24 orë

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?