By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ministrja serbe vazhdon retorikën skandaloze: E përsërit deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës, sulmon edhe Marta Kos
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ministrja serbe vazhdon retorikën skandaloze: E përsërit deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës, sulmon edhe Marta Kos
TOP Momenti

Ministrja serbe vazhdon retorikën skandaloze: E përsërit deklaratën për “spastrimin etnik” të Kosovës, sulmon edhe Marta Kos

Momenti
Published: July 24, 2026

Ministrja serbe për Administratë Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka thelluar polemikat e shkaktuara nga deklaratat e saj për Kosovën, duke mos tërhequr fjalët e mëparshme, por duke i përsëritur ato publikisht dhe duke këmbëngulur se në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën nga terroristët”.

Në një intervistë për Euronews Serbia, Paunoviq pretendoi se deklarata e saj ishte nxjerrë jashtë kontekstit dhe se i ishte referuar vetëm pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Megjithatë, ajo e përdori sërish termin “spastrim etnik”, duke deklaruar se do ta kishte bërë këtë jo vetëm në Kosovë, por “edhe në tërë botën” ndaj atyre që i cilësoi si terroristë.

Your browser does not support the video tag.

“Në vitin 1998 do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën… Ndërkohë tani është viti 2026. Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën nga terroristët. Po, do ta kisha bërë – jo vetëm Kosovën, por do ta pastroja tërë botën nga terroristët për hir të viktimave të pafajshme”, deklaroi ajo.

Deklaratat e saj vijnë pasi reagimet nga Kosova, rajoni dhe Bashkimi Evropian i cilësuan të papranueshme përdorimin e terminologjisë që lidhet me krimet më të rënda ndërkombëtare.

Në të drejtën ndërkombëtare dhe në praktikën e tribunaleve ndërkombëtare, termi “spastrim etnik” përdoret për të përshkruar largimin me forcë të një popullsie civile nga një territor për shkak të përkatësisë etnike, fetare ose kombëtare, dhe jo për operacione kundër personave të cilësuar si terroristë.

Gjatë intervistës, Paunoviq sulmoi edhe Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila më herët kishte deklaruar se deklaratat e ministres janë të papranueshme për një anëtare të Qeverisë së Serbisë.

Ministrja serbe e akuzoi Kos për, sipas saj, qasje selektive, duke pretenduar se ajo nuk ka reaguar ndaj pozitës së serbëve në Kosovë dhe ngriti një sërë akuzash e pretendimesh ndaj institucioneve të Kosovës.

Ajo vazhdoi me pretendime të pabazuara, duke deklaruar se në Kosovë është kryer “spastrim etnik ndaj serbëve” në vitin 1999 dhe se ky proces, sipas saj, vazhdon edhe sot. Këto pretendime bien ndesh me faktet historike dhe me përdorimin e termit “spastrim etnik” në të drejtën ndërkombëtare.

Paunoviq tha gjithashtu se nuk do të shprehte mendimin e saj personal për Marta Kos “nga respekti për institucionet”, por pretendoi se ajo ka kontribuar më shumë se komisionerja evropiane për bashkëjetesën në rajon.

Pavarësisht kritikave ndërkombëtare, ministrja serbe nuk ka kërkuar falje për deklaratat e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ajo i ka kërkuar falje vetëm presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për pasojat politike që shkaktuan deklaratat e saj.

Ndërkohë, më 16 korrik është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e Snezhana Paunoviqit nga posti i ministres në Qeverinë e Serbisë./KP/

You Might Also Like

Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës
Vëllai iu etiketua si pjesëtar i grupit të Arkanit, Drejtori i Ekonomisë në Prizren mohon pretendimet
LSDM: Pas ndotjes së ujit në Gostivar, Krushevë e Pllasnicë, tanimë u ndot edhe Vardari me shkumë sintetike
Kosova drejt seancës së 6 gushtit, mbetet e paqartë marrëveshja për presidentin
​Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Vajza nga Shkupi denoncon në polici nënën dhe njerkun për dhunë ndaj saj
TOP Momenti

Vajza nga Shkupi denoncon në polici nënën dhe njerkun për dhunë ndaj saj

July 24, 2026
Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?
TOP Momenti

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

July 24, 2026
“13 vjet jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm
TOP Momenti

“13 vjet jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm

July 24, 2026
Klekovski në takim me përfaqësuesit e mjekëve amë, premtoi termine më të shpejta për kontrollet specialistike
TOP Momenti

Klekovski në takim me përfaqësuesit e mjekëve amë, premtoi termine më të shpejta për kontrollet specialistike

July 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?