By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “13 vjet jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“13 vjet jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm
TOP Momenti

“13 vjet jam përndjekur nga EULEX-i”, Sami Lushtaku kërkon të shpallet i pafajshëm

Momenti
Published: July 24, 2026




Foto: Laura Hasani





Ka përfunduar gjykimi i Sami Lushtakut dhe të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica 1”. Prokuroria kërkoi dënimin e tyre, kurse mbrojtja lirimin. Të akuzuarit aktakuzën e ngritur që nga koha e EULEX-it, e quajtën përndjekje.

Your browser does not support the video tag.


Andaj edhe u paraqitën të përgatitur për ta përfunduar gjykimin disa-vjeçar për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Drenica 1”.


Për tetë të akuzuarit, Sami Lushtaku, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Ismet Haxhaj, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani, prokuroria kërkoi dënimin e tyre.


“Këta dëshmitarë u kontaktuan nga këta të akuzuar, duke iu premtuar shuma të ndryshme  të parave, banesë në Fushë Kosovë dhe shërimin e bashkëshortes së tij, meqë ajo vuante nga një sëmundje dhe kishte nevojë për kontrolle jashtë vendit. Këta kontaktuan me këtë dëshmitar, e morën përsipër që t’ia shërojnë bashkëshorten, e morën përsipër ia siguruan një banesë në Fushë Kosovë, si dhe i premtuan truproje, pagë mujore në vlerë 500 euro”, deklaroi prokurorja, Florije Salihu Shamolli.Krejt ndryshe pretendojnë të akuzuarit.


Sami Lushtaku, si i akuzuari kryesor, thotë se dëshmitarët në bazë të së cilëve është ngritur kjo aktakuzë nuk kanë qenë dëshmitarë që lidheshin me të në rastin “Drenica 1”.


“As dëshmitari F as C nuk kanë qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë ndaj meje. Një pjesë të këtyre të akuzuarve unë nuk i kam njohur asnjëherë. Prandaj, për mua është e rëndësishme që unë e ndiej veten të pafajshëm dhe e ndiej veten që 13 vite i penalizuar dhe i përndjekur nga gjykatat e EULEX-it”, theksoi Lushtaku.


Akuzat ndaj Lushtakut, edhe mbrojtja i quajti të pabazuara. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini.


“Si ka mundësi që një person i cili është në paraburgim të rreptë, të organizojë grup të strukturuar kriminal sipas prokurorisë? Ne e dijmë se paraburgimi është caktuar për të penguar potencialisht të pandehurit që të ndikojnë në dëshmitarë. Vazhdimisht është caktu dhe është vazhdu për këtë arsye, kurse tash po pretendohet se nga paraburgimi paska ndiku në dëshmitarë”, tha Artan Qerkini.I akuzuari tjetër, Rrustem Rukolli, potencoi se në fakt dëshmitari e kishte kontaktuar vet atë disa vite më vonë, për çështje biznesore.


“Ai vet më ka kontaktuar gjatë 2020 disa herë për të bërë biznes, në fillim ai i mohoi këto gjatë shqyrtimit gjyqësor, por kur e ballafaqova me mesazhe të tij, atëherë e pranoi”, tha Rukolli.


Pwr Rokullin foli edhe avokati i tij, Arianit Koci.


“Për Rrustem Rukollin duhet të marrim përgjigje në katër pyetje. A e ka kërcënuar Nazmi Malokun? Jo. A i ka dhënë pare që të ndryshojë dëshminë? Jo. A i ka kërkuar të dëshmojë rrejshëm? Jo. A është marrë vesh me persona të tjerë për t’i kryer këto veprime? Jo”, theksoi Koci.


Nga të akuzuarit, fjalën e mori edhe Sheremet Jashari.


“Nuk ka kurfarë fakti se kom nejt me germën F dhe germën C. Ose që m’ka shti dikush i grupit të Drenicës, m’i dhanë pare germës F. Masi paska pare m’i dhanë, s’ja kisha qu atij po i kisha majt për veti krejt. Se ma shumë kam lazëm unë se sa Samia e germa F”, theksoi Sheremet Jashari.


Mbrojtja e të akuzuarve të tjerë, po ashtu kritikuan procesin e stërzgjatur dhe përmbajtjen e aktakuzës, e cila sipas tyre është e pabazuar.Aktakuza e prokurorisë të pandehurit i ngarkon me veprat penale “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës zyrtare”, të cilat pretendohet se janë kryer  nga qershori i 2013-tës deri në shtator të 2015-s, duke i detyruar dy dëshmitarë që t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”.


Shpallja e vendimit të Gjykatës, do të bëhet javën e ardhshme./teve1


source

You Might Also Like

Sorensen vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, diskuton me Kurtin për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione
​Instituti Hidrometeorologjik: U shënuan reshje në gjithë vendin, Komorani kryeson me 15 mm shi
Bastisje në Shkup, privohen nga liria babë e bir për pesë kilogramë marihuanë
Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit
Haradinaj shprehet i gatshëm ta pranojë kandidaturën për president të Kosovës

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Vëllai iu etiketua si pjesëtar i grupit të Arkanit, Drejtori i Ekonomisë në Prizren mohon pretendimet
TOP Momenti

Vëllai iu etiketua si pjesëtar i grupit të Arkanit, Drejtori i Ekonomisë në Prizren mohon pretendimet

July 24, 2026
LSDM: Pas ndotjes së ujit në Gostivar, Krushevë e Pllasnicë, tanimë u ndot edhe Vardari me shkumë sintetike
TOP Momenti

LSDM: Pas ndotjes së ujit në Gostivar, Krushevë e Pllasnicë, tanimë u ndot edhe Vardari me shkumë sintetike

July 24, 2026
Kosova drejt seancës së 6 gushtit, mbetet e paqartë marrëveshja për presidentin
TOP Momenti

Kosova drejt seancës së 6 gushtit, mbetet e paqartë marrëveshja për presidentin

July 24, 2026
​Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete
TOP Momenti

​Goditet kontrabanda në veri, sekuestrohen 5,550 boksa cigare dhe dy automjete

July 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?