By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve
TOP Momenti

Milot Avdyli vendimtar në rrugëtimin historik të Celjes drejt Ligës së Kampionëve

Momenti
Published: August 20, 2026

Maribori është klubi i vetëm slloven që ka luajtur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Së fundi këtë e arriti nëntë vjet më parë. Celje tani i është afruar fazës së ligës në Champions, ndërsa futbollisti kosovar, Milot Avdyli, vlerësohet shumë i rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Avdyli të mërkurën mbrëma shënoi supergol për Celjen në barazimin 1:1 ndaj Slovan Bratislavës në Sllovaki, në ndeshjen e parë të plejofit. Kështu skuadra kampione e Sllovenisë ka përparësi për ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 26 gusht në Celje. Me fitore, Celje avancon në fazën e ligës, që e zëvendëson fazën grupore të Championsit.

“Mendoj se jemi pozicionuar mirë në fushë. Pasi shënoi Slovani, kemi marrë kontrollin e lojës dhe kemi shënuar në moment të mirë. Kam pasur shumë hapësirë për të gjuajtur dhe kam përfituar nga kjo. Është sfiduese të luash në këtë stadium. Kundërshtari ka kualitet, tifozët janë të zhurmshëm, por mendoj se të gjithë treguam karakter së bashkua dhe besoj se do ta përsërisim këtë javën e ardhshme”, ka thënë Avdyli për mediumet sllovene.

Your browser does not support the video tag.

Ndeshja në Bratislavë u zhvillua para 22 mijë shikuesve.

Avdyli është zhvilluar në Kosovë. Në nivelin e të rriturve nisi te Trepça ’89. Më pas luajti katër vjet e gjysmë tek Aarau në kategorinë e dytë zvicerane. Pas një periudhe jo të suksesshme te Vorskla në Ukrainë, ku asnjëherë nuk e kishte besimin e shtabit teknik, në verën e kaluar iu bashkua Celjes në Slloveni. Dhe tani me këtë skuadër i është afruar Championsit.

Lojtari ofanziv ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës, deri tek U21.

Te Celje luan edhe Veton Tusha, i transferuar javë më parë nga Drita.

source

You Might Also Like

Ky është ambasadori i ri i Francës në Kosovë
Për pesë muaj nga pagesat rrugore janë mbledhur mbi 31 milionë euro
Drita luan sonte ndeshjen e parë të Play-Offit në Conference League
Armatim, municion e uniforma të konfiskuara në veri – policia thërret konferencë të jashtëzakonshme
Paraburgim për të dyshuarin në Prizren, që lëshoi diploma profesionale pa trajnime

LEXO GJITHASHTU

Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit
Çmimet e naftës rriten për mbi 2% pas kërcënimit të Trumpit për “luftë ekonomike” ndaj Iranit
Lajme
Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak  
Dogana e Kosovës ndalon pajisje të dyshuar për përdorim ushtarak  
Lajme
Si është diaspora e Kosovës?
Si është diaspora e Kosovës?
TOP Momenti
Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, i cili po mendon se është shefi
Kadrijaj: Askush nuk është mbi ligjin, as Albin Kurti, i cili po mendon se është shefi
TOP Momenti
Deliu: Presim masovizim të protestës sonë deri në kthim të ligjshmërisë
Deliu: Presim masovizim të protestës sonë deri në kthim të ligjshmërisë
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten
TOP Momenti

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi bashkëshorten

August 20, 2026
Dinamo synon rezultat pozitiv përballë qipriotëve të Pafosit
TOP Momenti

Dinamo synon rezultat pozitiv përballë qipriotëve të Pafosit

August 20, 2026
Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike
TOP Momenti

Egnatia, gati për një tjetër mbrëmje historike

August 20, 2026
Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës
TOP Momenti

Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?