By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Millanov: Ushqimi i sigurt nuk është privilegj, por e drejtë bazike e çdo qytetari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Millanov: Ushqimi i sigurt nuk është privilegj, por e drejtë bazike e çdo qytetari
TOP Momenti

Millanov: Ushqimi i sigurt nuk është privilegj, por e drejtë bazike e çdo qytetari

Momenti
Published: June 4, 2026

“Ushqimi i sigurt nuk është privilegj, por e drejtë bazike e çdo qytetari. Secili prej nesh ka të drejtë të jetë i sigurt se ushqimi që e blen dhe konsumon është i sigurt. Pikërisht ky besim është përgjegjësia më e madhe që e sjellim si institucion”, porositi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Millanov në ngjarjen me rastin e jubileut – 15 vjet nga ekzistimi i AUV dhe 7 Qershorit, Ditës botërore të Sigurisë së Ushqimit.

Siç theksoi Millanov, vitin e kaluar AUV e ka rrumbullaksuar me 47.200 mbikëqyrje të zbatuara, ndërsa për shkeljet e vërtetuara ka shqiptuar 6.770 masa inspektuese.

Your browser does not support the video tag.

“Nga formimi i institucionit në vitin 2011, misioni ynë ka qenë i qartë: të ndërtojmë dhe mirëmbajmë sistem efikas, transparent dhe modern për kontrollin e ushqimit, mbrojtjen shëndetësore dhe mirëqenien e kafshëve. Ky është sistem i cili tashmë 15 vite i vendosr qytetarët, prodhuesit dhe sektorin e biznesit në vend të parë, me përkushtim të ushqimit të sigurt, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, theksoi drejtori.

Sipas tij, krahas sigurisë së ushqimit, pjesë e rëndësishme e punës së AUV është edhe mbrojtja shëndetësore dhe mirëqenia e kafshëve.

Duke iu referuar shërbimit të inspektimit, ai tha se kryen dhjetëra mijëra inspektime çdo vit, në të gjitha fazat e zinxhirit ushqimor – nga prodhimi primar i ushqimit me origjinë shtazore, prodhimi dhe përpunimi i ushqimit me origjinë shtazore dhe joshtazore, deri te shpërndarja dhe shitja.

Në vazhdimësi, shtoi drejtori, po forcohen edhe kontrollet laboratorike, programet e monitorimit të sigurisë ushqimore dhe sistemet për raportimin e shpejtë të ushqimit të pasigurt dhe për menaxhimin e riskut.

Siguria e ushqimit, tha, nuk matet vetëm përmes numrit të kontrolleve të zbatuara, por edhe përmes besimit që qytetarët e kanë në institucionet që kujdesen për shëndetin e tyre.

You Might Also Like

​PDK sërish sot në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
Moti në fundjavë, e shtuna me vapë përvëluese – kujdes nga temperaturat e larta
“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil
Veriu nën llupën e sigurisë
Zjarr në dy fshatra të Mitrovicës, zjarrfikësit vijojnë intervenimin

LEXO GJITHASHTU

Grabitet një shtëpi në Leposaviq, vidhen 12 mijë euro, 40 mijë dinarë e ari, policia kap tre të dyshuar, i katërti në arrati
Grabitet një shtëpi në Leposaviq, vidhen 12 mijë euro, 40 mijë dinarë e ari, policia kap tre të dyshuar, i katërti në arrati
Lajme
Sulmet ruse në Ukrainë vrasin dy persona, një ditë pas sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare
Sulmet ruse në Ukrainë vrasin dy persona, një ditë pas sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare
Lajme
“Dollar për dollar”, Kanadaja zotohet për tarifa hakmarrëse ndaj SHBA’së pas dështimit të negociatave tregtare
“Dollar për dollar”, Kanadaja zotohet për tarifa hakmarrëse ndaj SHBA’së pas dështimit të negociatave tregtare
Lajme
PDK e AAK sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit
PDK e AAK sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit
Lajme
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot
Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot
Lajme

You Might Also Like

Mërgimtarët nisin kthimin, mbi dy orë pritje në Merdar
TOP Momenti

Mërgimtarët nisin kthimin, mbi dy orë pritje në Merdar

August 22, 2026
Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme
TOP Momenti

Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme

August 22, 2026
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
TOP Momenti

Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë

August 22, 2026
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
TOP Momenti

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?