By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mijëra protestues në Shkup, kërkohet zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mijëra protestues në Shkup, kërkohet zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut
Lajme

Mijëra protestues në Shkup, kërkohet zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut

Momenti
Published: May 18, 2026

Studentët në Maqedoninë e Veriut, të përkrahur nga kolegët e tij nga Kosova dhe Shqipëria, kanë protestuar sot në Shkup, ku kërkuan zbatimin e gjuhës shqipe nëpër institucione.

Njëri nga organizatorët e protestës Mevlan Ademi, tha se policia ka arrestuar disa persona. Ai gjithashtu tha se studentët nga Tetova dhe Tirana janë ndaluar nga policia, ndërsa këta të fundit janë kontrolluar një nga një dhe janë devijuar në autostradë gjatë rrugës së tyre për në Shkup, raporton Telegrafi Maqedoni.

Ademi gjatë fjalimit të tij tha se protestat janë paqësore dhe kërkoi që organet e shtetit të veprojnë në mënyrën e njëjtë. Ai gjithashtu tha se kërkesa për zbatimin e gjuhës shqipe në institucione nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

“Gjuha shqipe amanet” – Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

“Kërkojmë gjuhën tonë, amanetin tonë. Kjo nuk është privilegj, është e drejtë kushtetuese, e drejtë e fituar me Marrëveshjen e Ohrit. Sa kohë duhet një student të presë që të jap provimin në gjuhën e tij. Nuk ka institucion që mund ta prek gjuhën shqipe, as Ministria e Drejtësisë as Gjykata Kushtetuese. Mos mendoni se me këtë që bëni do të zhduket gjuha shqipe. Gjuha shqipe nuk zhduket nga vendimet e zyrës. Ne kemi qenë para shumë pushteteve, e do të jemi pas shumë tjerëve. Kërkojmë institucione që respektojnë gjuhën tonë. Ne jemi zot në shtëpinë tonë. Nuk jemi kundër këtij shteti, jemi për barazi dhe korrektësi”, tha Mevlan Ademi.

Ndërsa përfaqësuesi nga Universiteti “Nënë Tereza” tha se shqiptarët kanë kaluar kohëra edhe më të vështira, ndërsa gjuha shqupe nuk është zhdukur asnjëherë.

“Ne nuk jemi në tokë të huaj, jemi në tokën tonë, në tokën që e kemi amanet prej gjyshërve. Gjuha shqipe ka rrënjë. Nuk iu kërkojmë privilegje, kërkojmë barazi. Ministër, je ulur në karrigen e popullit, paguhesh me djersën e prindërve tonë, mos e merr atë karrige për të mirëqenë. Shqiptarët kanë kaluar kohëra edhe më të vështira, por gjuha shqipe as nuk është zhdukur as nuk do të zhduket. Zbatoni ligjin, nuk jemi këtu vetëm për provimin e Jurisprudencës, jemi këtu për respektimin e gjuhës, për dinjitetin dhe barazinë tonë. Maqedonia e Veriut nuk është vetëm e maqedonasve, është e shqiptarëve, e turqve, e romve dhe e gjitha komuniteteve tjera që jetojnë këtu”, tha përfaqësuesi i studentëve në Universitetin “Nënë Tereza”.

Mevlan Ademi: Policia ka ndaluar studentët nga Tirana dhe i kontrollon një nga një, nisja e protestës po vonohet

Besjan Rexhepi nga UEJL, i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, që të marrin seriozisht kërkesën e studentëve.

“Pas protestës së parë pritëm reflektim dhe përgjigje, por ajo që morëm heshtje dhe vonesë, si dhe përpjekje për të relativizuar kërkesën tonë. Po e themi qartë, nuk do të lodhemi duke kërkuar të drejtat e tona. Nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë atë që është normale në çdo shtet. Si mund të na kërkojnë të ndërtojmë drejtësi nesër, kur sot ushtrojnë padrejtësi ndaj studentëve. Është çështje dinjiteti, barazie dhe e respektimit të qytetarëve të këtij vendi. I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë, që mos ta trajtojë këtë çështje me arrogancë institucionale”, tha studenti Besjan Rexhepi./Telegrafi/

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?