By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mickoski: Braktisja e fjalimit të Netanyahut nuk është protestë, por ikje nga realiteti
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mickoski: Braktisja e fjalimit të Netanyahut nuk është protestë, por ikje nga realiteti
TOP Momenti

Mickoski: Braktisja e fjalimit të Netanyahut nuk është protestë, por ikje nga realiteti

Momenti
Published: September 29, 2026

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski beson se largimi nga salla e Kombeve të Bashkuara para fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, siç bënë dhjetëra delegacione të tjera në shenjë proteste kundër vrasjeve të civilëve në Palestinë, nuk është një mënyrë për të shprehur protestë, por një ikje nga realiteti.

Ai për “Lokalno” tha se ka mënyra shumë më krijuese për të shprehur protestë sesa largimi nga salla e OKB-së.

“Unë nuk jam në parim një person që nuk dëshiron të përballet me realitetin. Për mua, largimi dhe ikja nga përballja me realitetin është braktisje. Nuk mendoj se kështu manifestohet protesta, por përkundrazi është një mënyrë braktisjeje nga realiteti dhe nga thelbi. Ka mënyra shumë më substanciale dhe krijuese për të manifestuar protestën. Unë jam një person që në parim dëshiron të luftojë dhe të fitojë”, tha Mickoski.

Dhjetëra përfaqësues nga e gjithë bota dolën nga fjalimi i Netanyahut në OKB të enjten, më 24 shtator, në shenjë proteste kundër udhëheqësit izraelit dhe politikave e veprimeve të vendit të tij. Delegacione nga Turqia, Tunizia, Arabia Saudite, Katari, Senegali, Pakistani, Sudani, Irani dhe Indonezia ishin midis atyre që dolën kur Netanyahu filloi të fliste. Vende të tjera, përfshirë Spanjën, Afrikën e Jugut, Kuvajtin, Marokun, Nigerinë dhe Brazilin, nuk morën pjesë në seancë, sipas raportimeve. Maqedonia ishte midis vendeve që qëndruan për të dëgjuar kryeministrin izraelit./Telegrafi/

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?