By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mësimdhënësit në Kosovë të papërgatitur për ta identifikuar ekstremizmin online te nxënësit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mësimdhënësit në Kosovë të papërgatitur për ta identifikuar ekstremizmin online te nxënësit
TOP Momenti

Mësimdhënësit në Kosovë të papërgatitur për ta identifikuar ekstremizmin online te nxënësit

Momenti
Published: May 27, 2026

Në më pak se tri vite insitucionet e Kosovës kanë identifikuar më shumë se 10 nxënës të cilët janë radikalizuar nga platformat online.

Radikalizmi online është një formë e re në të cilën terroristët bien në kontakt me të rinjtë, të cilët nëpërmjet lojërave apo edhe platformave në rrjetet sociale i shtyjnë për të kryer akte të dhunshme.

Your browser does not support the video tag.

Ekstremizmi online nuk nënkupton më vetëm imazhe klasike të propagandës radikale; sot ai shpërfaqet përmes algoritmeve të sofistikuara, videove të shkurtra në TikTok apo YouTube, dhe ligjëratave të modifikuara nga predikues të ndryshëm që targetojnë pikërisht të rinjtë, duke shfrytëzuar mungesën e mendimit kritik. Një nxënës mund të fillojë të shfaqë shenja të izolimit, ndryshimit të gjuhës ndaj grupeve të tjera shoqërore apo pranimit të ideologjive radikale (qofshin ato fetare, politike apo kombëtare) pa dalë fare nga dhoma e tij.

Por, sa janë të përgatitur mësimdhënësit në Kosovë – si vija e parë e frontit pas prindërve – për t’i identifikuar këto shenja të radikalizimit përpara se ato të kthehen në veprime konkrete? Të dhënat dhe deklaratat e zyrtarëve dhe ekspertëve të arsimit shpërfaqin një realitet dëshpërues: shkollat dhe mësimdhënësit janë të lënë pothuajse krejtësisht vetëm në “luftën” kundër kësaj dukurie.

Ndonëse në nivel komunal po tentohet të bëhen hapa përpara përmes rregulloreve e protokolleve, mungesa e trajnimeve të akredituara po e bën të pamundur një qasje strukturore. Këtë problematikë e shpërfaq drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj.

Sipas saj, Komuna e Prizrenit ka marrë masa legjislative për ta adresuar këtë rrezik, mirëpo ngecja mbetet te trajnimi i stafit arsimor.

“Komuna e Prizrenit ka zhvilluar strategjinë komunale për siguri në shkolla, dhe njëra ndër fushat është parandalimi i rreziqeve online. Mësimdhënësit janë udhëzuar të ndërmarrin aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit që të identifikojnë dhe raportojnë rreziqet online”- thotë Veselaj, duke shtuar se përpos këtyre udhëzimeve, mësimdhënësit nuk kanë trajnim praktik.

Veselaj po ashtu vëren një ndryshim të rrezikshëm të metodologjisë së personave që përhapin ideologji radikale në rrjet.

“Ligjëratat online nga predikuesit fetarë, të cilët kohëve të fundit kanë ndryshuar metodologjitë klasike të predikimit dhe në target tashmë kanë të rinjtë” – shton ajo.

Sipas saj, megjithëse Komuna e Prizrenit ka miratuar në asamble Rregulloren për shkollat fillore dhe të mesme, si dhe Strategjinë për siguri në shkolla – ku janë dhënë protokollet se si duhet vepruar në rast të cenimit të nxënësve nga rreziqet online – barra po bie më shumë mbi shkollën se sa mbi familjen. Veselaj thotë se “më tepër ka veprime të komunitetit shkollor që i qaset prindërve për shqetësimin në fjalë, se sa komuniteti i prindërve që i qaset shkollave.”

Për të dalë nga kjo situatë, Veselaj kërkon dy hapa urgjentë nga niveli qendror: “Së pari, të akreditojë të gjitha programet / trajnimet që presin thuajse tre vjet. Së dyti, të nisë, në partneritet me agjencitë trajnuese, trajnimin sipas moduleve të akredituara.” Ndërsa mësimdhënësve u bën thirrje “të lexojnë sa më shumë materialet e prodhuara në këto dy vitet e fundit që kanë të bëjnë me edukimin medial, zhvillimin e mendimit kritik, dhe për mbrojtjen nga rreziqet online, përfshirë ekstremizmin.”

Në anën tjetër, eksperti i arsimit dhe profesori Xhavit Rexhaj e cilëson këtë si një temë tejet interesante dhe të rëndësishme për jetën në Kosovë dhe për funksionimin e sistemit arsimor. Ai refuzon të bëjë ndarje të formës së ekstremizmit, pasi sipas tij, “në fund të gjitha janë të dëmshme dhe të gjitha përfundojnë në funksion dhe ekstremizëm politik.”

I pyetur direkt se sa janë të përgatitur mësimdhënësit në Kosovë për të identifikuar shenjat e ekstremizmit online tek nxënësit, Rexhaj jep një vlerësim goxha kritik.

“Nuk mendoj se mësimdhënësit, e as shkollat tona, janë të përgatitura në mënyrë të organizuar e sistematike të identifikojnë dhe të luftojnë shenjat e ekstremizmit online. Unë madje do të thosha se ata dhe ato nuk janë të përgatitur në mënyrë sistematike as për ekstremizmin në prani fizike e lere më online” – deklaron Rexhaj për KALLXO.

Rexhaj shpjegon se në këtë mes peshë të madhe luan koncepti i radikalizimit, i cili shpesh ndodh si pasojë e dështimit të strukturave shtetërore.

“Në veçanti këtu është me rëndësi koncepti i radikalizimit që ndodh për shkak të mungesës së veprimit të shtetit për të respektuar, kultivuar dhe zhvilluar identitetin e fëmijëve dhe të rinjve. Ata kështu mbesin pa përkatësi dhe pa përkrahje. Një rrezik tjetër është mungesa e perspektivës – e cila gjithnjë e më shumë nuk shihet se buron dhe ofrohet nga shteti”- vlerëson ai.

Për më tepër, profesori vëren se roli dhe fuqia e familjes për të ndikuar në parandalimin e kësaj dukurie është zbehur pikërisht për shkak të hapësirës kibernetike.

“Njëkohësisht është dobësuar në maksimum roli dhe mundësia e familjes që të ndikojë në parandalimin e luftimin e radikalizimit. Pjesërisht kjo ndodh pikërisht në kontekstin e teknologjive të reja dhe për shkak të teknologjive të reja. Domethënë familja nuk e di si të përballet me këtë të keqe – apo me të këqijat e tjera që sjell koha e re (bullizmi dhe krimi kibernetik, mashtrimet online, lojëra e skema të ndryshme e të tjera)” – thotë ai.

Kjo zbrazëti sipas Rexhajt duhet patjetër të plotësohet nga institucionet arsimore, por kjo kërkon që shteti t’i kthejë mësimdhënësit në autoritete shoqërore, ashtu siç ishin dekada më parë.

“Pikërisht, këtu vjen roli i pazëvendësueshëm i shtetit dhe i shkollës si ekspertizë, sistem i strukturuar, dhe mekanizëm efikas e efektiv për përkrahjen e të rinjve e të familjes. Por, për të ndodhur kjo, së pari duhet ndihmuar vetë mësimdhënësit dhe shkollat me ekspertizë, me pajisje, me fonde dhe duke i fuqizuar në faktorë të rëndësishëm shoqërorë qysh kanë qenë para 50 vitesh – e qysh nuk janë sot as për së afërmi.”

Në përfundim, eksperti i arsimit thekson se shkolla është vendi i vetëm ku mund të fitohet kjo betejë, nëse Kosova vendos përfundimisht se çfarë misioni dëshiron t’i japë sistemit të saj arsimor.

“Shkolla lehtë mund të shndërrohet në pikë fokale të luftimit të të gjitha rreziqeve me të cilat përballen fëmijët, të rinjtë dhe madje edhe familja sot në Kosovë. Mësimdhënësit janë fondi më i madh i mençurisë, dashurisë dhe ekspertizës nga secili sektor në Kosovë. Çdo investim diku tjetër për luftimin e radikalizimit dhe të këqijave të tjera është më i shtrenjtë dhe i dënuar në mossukses – pos në shkollë. Për këtë është me rëndësi që Kosova të vendosë se për çka ekzistojnë dhe financohen shkollat? Vetëm për mësimdhënie e dhënie të notave apo për më shumë. Domethënë, kur të definojë Kosova misionin e shkollës, atëherë ndarja e detyrave, plotësimi i boshllëqeve, ngritja e kapaciteteve, identifikimi i problemeve, hartimi i strategjive – janë më të lehta dhe të realizueshme. Vetëm atëherë, shkolla bëhet qendër e zhvillimit e jo viktimë e proceseve dinamike sociale e teknologjike të ditëve të sotme”, përfundon Xhavit Rexhaj.

You Might Also Like

​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi
Hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok vazhdojnë në terren, Specialja publikon pamje
Dy persona të arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në Makedonski Brod dhe Dollnen
E gjuajti me vezë Kurtin, ​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

LEXO GJITHASHTU

Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit
Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit
TOP Momenti
Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari – i dyshuari  në arrati
Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari – i dyshuari  në arrati
TOP Momenti
Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor
Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor
TOP Momenti
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
TOP Momenti
​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
​Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike
TOP Momenti

You Might Also Like

Basha: Kryeministri i fton për  marrëveshje, këta sulmojnë – këta që Radoçiqin e pritshin në kryeministri
TOP Momenti

Basha: Kryeministri i fton për  marrëveshje, këta sulmojnë – këta që Radoçiqin e pritshin në kryeministri

August 8, 2026
Një grua dhe dy burra rrihen mes vete me mjete të forta e të mprehta në Han të Elezit
TOP Momenti

Një grua dhe dy burra rrihen mes vete me mjete të forta e të mprehta në Han të Elezit

August 8, 2026
Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim
TOP Momenti

Dyshohen për falsifikim mbi 500 euro në Prishtinë, paratë sekuestrohen për ekzaminim

August 8, 2026
Zjarr në një objekt në Klinë, përfshihen nga zjarri pajisje bujqësore, ushqim i kafshëve – Policia jep detaje
TOP Momenti

Zjarr në një objekt në Klinë, përfshihen nga zjarri pajisje bujqësore, ushqim i kafshëve – Policia jep detaje

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?