By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mehani e quan kriminel Lushtakun thotë se e ka marrë peng Policinë dhe gjithë qytetin e Skenderajt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mehani e quan kriminel Lushtakun thotë se e ka marrë peng Policinë dhe gjithë qytetin e Skenderajt
TOP Momenti

Mehani e quan kriminel Lushtakun thotë se e ka marrë peng Policinë dhe gjithë qytetin e Skenderajt

Momenti
Published: May 16, 2026

Hysni Mehani, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, pas zhvillimeve të fundit në këtë komunë, ku i njëjti thotë se është sulmuar fizikisht nga i pari i këtij qyteti në mes të një kafeneje.

Mehani deklaroi se Lushtaku ka ndikim të madh në Skenderaj dhe sipas tij, ka arritur të ushtrojë presion edhe mbi institucionet e sigurisë.

Mehani akuzon Lushtakun se e ka marrë peng Stacionin e Policisë në këtë komunë, madje edhe krejt qytetin.

Ai tha se nuk do të tërhiqet nga angazhimi politik dhe se askush nuk mund ta frikësojë apo ta ndalë aktivitetin e LVV-së në Skenderaj.

Mehani ngriti pyetje edhe për mënyrën se si është trajtuar rasti nga Policia e Kosovës, duke aluduar në ndikim politik dhe duke kritikuar veprimet e institucioneve gjatë ditës së intervistimit të Lushtakut.

“Çfarë çoi te sulmi fizik tregon ajo se çfarë pamë edhe sot z.Lushtaku tashmë ka fuqinë me marrë peng Policinë, Stacionin Policor në Skenderaj. Si e ka marrë peng Stacionin e Policisë e ka marrë peng edhe qytetin e Skenderajt, por kurrën e kurrës sa të kem frymë nuk e merr peng Hysni Mehanin dhe LVV-në. Është marrëzia e Zotit që Lushtaku është pronar i jetëve tona që është pronar i lirisë sonë që na as nuk guxojmë me frymua pa urdhrin e tij, por me mua sa të kem frymë Sami Lushtaku  nuk vendos edhe ka me më pas përballë”, deklaroi ai në “Info Nata”.

“Unë e kam një pyetje. A e ka marrë Sami Lushtaku në pyetje Stacionin Policor, apo Stacioni Policor – Sami Lushtakun? Po ashtu kam edhe një pyetje tjetër. Ku e mori këtë shkollë Sami Lushtaku me bllokua Stacionin Policor me ato mjete, kah i erdhi ideja? Çfarë mund të bënte tjetër Policia e Kosovës veçse ta lironte Lushtakun? Mos t’i them zotëri por kriminel Lushtaku”, tha ai në Tëvë1.

source

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?