By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt
Lajme

Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt

Momenti
Published: August 7, 2026

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti Aliu (16 vjeç), djali i Bardhyl Aliut.

Your browser does not support the video tag.

Për aksidentin kanë raportuar edhe mediat gjermane.

Sipas BR.de, ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit në rrethin e Regensburgut.

Sipas raportimit, automjeti doli nga rruga për arsye që ende nuk janë sqaruar, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe ra mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë, ku u ndal në buzë të binarëve.

Të tre personat që ndodheshin në automjet humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, pasi viktimat mbetën të bllokuara në automjet dhe u desh ndërhyrja e një vinçi për nxjerrjen e tij.

Mësohen identitetet e mërgimtarëve që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

Raportohet se tre persona nga Ferizaj kanë humbur jetën në një aksident duke u kthyer në Gjermani

Për shkak të aksidentit u mbyllën për disa orë si autostrada A3 në drejtim të Nurembergut, ashtu edhe linja hekurudhore Regensburg–Nuremberg.

Po ashtu, një tren me rreth 80 pasagjerë mbeti pa energji elektrike pasi u dëmtua linja ajrore e furnizimit.

Pasagjerët u evakuuan dhe u transferuan në një tren tjetër, ndërsa treni i bllokuar u tërhoq më pas nga një lokomotivë me naftë.

Policia gjermane ka bërë të ditur se shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se automjeti ishte i vetmi i përfshirë në aksident.

Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për rindërtimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

The post Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deda: Qeveria e Serbisë po e toleron retorikën për spastrim etnik në Kosovë
“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!
Maloku: Qëndrimet e PDK-së dhe AAK-së janë pasojë e sjelljeve të Kurtit
Kolona deri në një orë pritje, ja gjendja në pikëkalimet kufitare
“Vdekje civile”: Kremlini me ligj të ri kundër rusëve në mërgim

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit
Lajme

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

August 7, 2026
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve
Lajme

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve

August 7, 2026
Hoxha: Deri tash, parimi i Kushtetutës është shkelur në të gjitha rastet, pos rastit të Jahjagës
Lajme

Hoxha: Deri tash, parimi i Kushtetutës është shkelur në të gjitha rastet, pos rastit të Jahjagës

August 7, 2026
Trump parashikon fundin e luftës me Iranin, Qalibaf e kundërshton
Lajme

Trump parashikon fundin e luftës me Iranin, Qalibaf e kundërshton

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?