By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Lajme

Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Momenti
Published: May 19, 2026

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, kanë njoftuar se nuk kanë prova dhe as dëshmitarë të tjerë për të paraqitur dhe me këtë kanë mbyllur çështjet e tyre në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Në njoftimin e saj, mbrojtja e Thaçit thotë se ky njoftim nuk do të thotë që mbrojtja nuk do marrë asnjë mjet juridik për çështje që kanë mbetur ende pa vendim nga ana e gjyqtarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Your browser does not support the video tag.

Mbrojtja e Smakajt ka thënë se në këtë fazë, nuk kanë ndërmend që të dorëzojnë prova, por rikujtoi që është një ankesë e Prokurorisë për të cilën ende s’ka vendim. Kjo çështje, sipas tyre do të varet nga vendimi në atë ankesë.

“Në rast se ankesa IA009-F00002 aprovohet tërësisht ose pjesërisht, mbrojtja e z. Bashkim Smakaj rezervon të drejtën të mbajë një deklaratë hyrëse të mbrojtjes dhe të paraqesë prova (gojore dhe/ose me shkrim) nga i akuzuari dhe/ose të tjerët, dhe në atë fazë duhet të mbahet një konferencë për përgatitjen e mbrojtjes”, thuhet në parashtrimin e mbrojtjes së Smakajt.

Your browser does not support the video tag.

Ngjashëm është shprehur edhe ajo e Kilajt, se e ka mbyllur çështjen e saj por që do të paraqesë prova në rast se pranohen provat e Prokurorisë që janë objekt i ankesës së saj e për të cilën ende s’ka vendim.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars. Ndërsa, si dëshmitare e mbrojtjes së Thaçit dëshmoi ekspertja e transkriptimit në fushën e kriminalistikës, Helen Fraser. Ajo dëshmoi mç 11 dhe 12 maj 2026.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

You Might Also Like

Vjosa Osmani: Unë nuk bashkëpunoj me Listën Serbe për asgjë
Abdixhiku për bashkimin me Osmanin: U bëmë bashkë për tri arsye bazike, mendojmë njejtë
Osmani: Projekti i gazit amerikan tregon rreshtim me Amerikën, është siguri
“Ne ishim të gatshëm të jepnim edhe jetën për ta ruajtur Republikën e Kosovës”, Osmani “zbulon”…
“Mendësia komuniste”, Abdixhiku: Me besu që Amerika ka interes tregun e Kosovës me shit gaz,…

You Might Also Like

Osmani: Ushtari i FSK-së detyrohet me punu si bodyguard në klub të natës për me mbajtë familjen…
Lajme

Osmani: Ushtari i FSK-së detyrohet me punu si bodyguard në klub të natës për me mbajtë familjen…

June 7, 2026
Abdixhiku zotohet se do t’i përfundojë të gjitha autostradat për tri vjet dhe javën e parë të qeverisjes do të heq TVSH-në
Lajme

Abdixhiku zotohet se do t’i përfundojë të gjitha autostradat për tri vjet dhe javën e parë të qeverisjes do të heq TVSH-në

June 7, 2026
Kuçi: Fundi i monizmit të Listës Serbe duhet të ndodhë përfundimisht më 7 qershor
Lajme

Kuçi: Fundi i monizmit të Listës Serbe duhet të ndodhë përfundimisht më 7 qershor

June 7, 2026
Osmani: Në vend që t’ua rrisin pagat ushtarakëve, qeveritaret mburren se ua kanë ulur gjeneralëve
Lajme

Osmani: Në vend që t’ua rrisin pagat ushtarakëve, qeveritaret mburren se ua kanë ulur gjeneralëve

June 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?