By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbrojtja kërkon lirimin e Ekrem Bajroviqit nga akuza për krime lufte në Istog, i akuzuari thotë që s’kreu vepër penale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbrojtja kërkon lirimin e Ekrem Bajroviqit nga akuza për krime lufte në Istog, i akuzuari thotë që s’kreu vepër penale
Lajme

Mbrojtja kërkon lirimin e Ekrem Bajroviqit nga akuza për krime lufte në Istog, i akuzuari thotë që s’kreu vepër penale

Momenti
Published: May 21, 2026

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare nga mbrojtësi i të akuzuarit për krime lufte Ekrem Bajroviq, avokati Ljubomir Pantoviq, i cili kërkoi lirimin e të akuzuarit nga akuza, duke shtuar se aktakuza është ndryshuar në momentin e fundit nga Prokuroria Speciale.

Prokurori special Ilir Morina, të dëmtuarit dhe mbrojtësja e viktimave Llucia Shahini, kanë dhënë fjalën përfundimtare në seancën e 22 prillit 2026, të cilët kërkuan dënimin e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bajroviq, avokati Ljubomir Pantoviq, të enjten nisi fjalën përfundimtare duke thënë se Prokuroria ka zgjeruar aktakuzën me arsyetimin “korrigjim teknik”, por sipas tyre, ndryshimet janë të rëndësishme dhe thelbësore.

Përmes këtyre ndryshimeve, Pantoviq tha se të akuzuarit i janë paraqitur akuza të reja serioze me qëllim që t’i rëndohet pozita penalo-juridike.

Sipas avokatit Pantoviq, në aktakuzën e ndryshuar thuhet se i mbrojturi i tij ka udhëhequr aksione policore, ndërsa në aktakuzën fillestare kjo nuk thuhej askund. Tha se Bajroviq tij ishte polic i zakonshëm në rangun më të ulët.

Avokati shtoi se janë dëgjuar 22 dëshmitarë dhe asnjëri nga ta nuk ka thënë që i akuzuari Pantoviq i ka ndarë dhe rreshtuar viktimat.

Ai tha se është shtuar akuza e re ku thuhet se i akuzuari ka qenë aktiv në një pikë kontrolli, dhe theksoi se nuk është e mundur që një komandant i cili jep urdhra dhe udhëheq aksione policore, në të njëjtën kohë të bëjë roje.

Avokati Pantoviq tha se i mbrojturi i tij i kishte kuptuar këto akuza të reja dy vite e gjysmë pas ngritjes së aktakuzës, dhe se ato iu kanë komunikuar atij në fund të procedurës, pra në fjalën përfundimtare të Prokurorisë.

“Është e drejtë e të akuzuarit që të dijë të gjitha akuzat kundër tij dhe konstatoj se kjo e drejtë nuk i është mundësuar dhe i është shkelur nga prokurori special”, tha avokati Pantoviq.

Gjithashtu, ai shtoi se prova e dorëzuar nga zyra e UNMIK-ut e cila është e cilësuar si deklaratë në aktakuzë, nuk mund të konsiderohet si e tillë sepse në të shkruan raport dhe jo deklaratë, si dhe personat të cilët kanë dhënë atë deklaratë janë në cilësinë e informatorit.

Për fund, ai propozoi që Bajroviq të lirohet nga akuza për arsye se nuk është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se ka kryer këtë vepër penale.

Kurse, i akuzuari Bajroviq tha se mbështet në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij, duke shtuar se i vjen keq për secilën viktimë që ka pësuar dhe se e kupton dhimbjen e familjarëve të tyre. Tha se edhe vetë i ka humbur dy miqtë e tij në këtë ngjarje.

Ai tha se nuk e ka kryer këtë vepër penale dhe se gjatë gjithë procedurës ka treguar vetëm të vërtetën, duke shtuar se ishte vetëm një polic i thjeshtë.

Prokurori special Ilir Morina kërkoi fjalën, duke thënë që mbrojtja është duke bërë shtrembërim së të vërtetës, dhe se dokumentit të UNMIK-ut nuk i mungon asnjë element ligjor dhe si i tillë duhet të pranohet si provë.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e bashkëpunimit juridik me Malin e Zi në raste të krimeve të luftës, ku i akuzuari ka rezidencën e përhershme.

Në fund, trupi gjykues shpalli të përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe caktoi shpalljen e aktgjykimit për një datë tjetër.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 19 korrik 2024 të akuzuarin Ekrem Bajroviq e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komuën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Ky vendim i Themelores, ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit më 21 maj 2025, me të cilën ishte refuzuar ankesa e mbrojtjes ndaj aktgjykimit të shkallës së parë. Mbrojtja kishte pretenduar se vendimi  Themelores ishte përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe se nuk përmban faktet vendimtare të çështjes penale. Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë me të drejtë ka vendosur si në aktgjykimin e ankimuar.

Po, rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme, e cila përmes vendimit të përpiluar më 4 dhjetor 2025, ka miratuar kërkesën për mbrotjtje të ligjshmërisë të mbrojtjes së Bajroviq, avokatëve Ljubomir Pantoviq dhe Milosh Deleviq.

Supremja ka arsyetuar se disa prej dëshmitarëve, në shqyrtim gjyqësor kishin deklaruar se për këtë çështje kanë dhënë deklartaë edhe në autoritetet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, e të cilat nuk gjenden në shkresat e lëndës. Andaj ato duhet të sigurohen dhe të shqyrtohen me provat ekzistueses që gjenden në shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të ngritur më 15 shtator 2023, Ekrem Bajroviq po akuzohet se gjatë viteve 1998-1999 ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar. /BetimipërDrejtësi/

The post Mbrojtja kërkon lirimin e Ekrem Bajroviqit nga akuza për krime lufte në Istog, i akuzuari thotë që s’kreu vepër penale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë

LEXO GJITHASHTU

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
TOP Momenti
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
TOP Momenti
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
Lajme
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
TOP Momenti
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Lajme

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut

September 30, 2026
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
Lajme

Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale

September 30, 2026
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Lajme

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

September 30, 2026
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Lajme

Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?