By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 200 mijë pushues, Alpet shqiptare nisin sezonin 2026, Valbona pret më shumë turistë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 200 mijë pushues, Alpet shqiptare nisin sezonin 2026, Valbona pret më shumë turistë
Lajme

Mbi 200 mijë pushues, Alpet shqiptare nisin sezonin 2026, Valbona pret më shumë turistë

Momenti
Published: May 17, 2026

Lugina e Valbonës, ndonëse nën kushte moti me reshje të dendura shiu, ka çelur zyrtarisht të shtunën sezonin turistik 2026.

Bashkia e Tropojës synon që këtë vit të shënojë një tjetër rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në Alpet Shqiptare, duke e kthyer Valbonën në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit malor në rajon.

Your browser does not support the video tag.

Ceremonia për hapjen e sezonit u bë e mundur nga Këshilli i Qarkut Kukës. Kryetari Astrit Dobrushi tha se Lugina e Valbonës tashmë është një markë e rëndësishme e turizmit malor në qarkun e Kukësit dhe se për këtë arsye Këshilli i Qarkut mbështet aktivitete të tilla.

Në çeljen e sezonit kanë mbërritur edhe turistët e parë. Mes tyre ishte një çift emigrantësh kosovarë, të cilët prej vitesh jetojnë në Zvicër. Ata vizitonin për herë të parë Valbonën dhe u shprehën të impresionuar nga natyra, pastërtia dhe mikpritja, ndërsa sugjeruan që të ketë më shumë investime në zonë.

Në ceremoninë e hapjes së sezonit u nderuan me mirënjohje dhe medalje dy “dallëndyshet” e para të turizmit në Valbonë, të cilat me ngritjen e bujtinave të para nisën rrugëtimin e turizmit malor në Luginën e Valbonës.

Punimet artizanale të grave dhe vajzave tropojane u ekspozuan për vizitorët e parë, duke sjellë në vëmendje traditën dhe kulturën e zonës.

Bashkia e Tropojës shpreson që sezoni turistik 2026 të sjellë një numër më të lartë turistësh krahasuar me vitin 2025, kur Valbona dhe Alpet Shqiptare u vizituan nga mbi 200 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Atmosfera festive e hapjes së sezonit turistik vijoi edhe në qytetin e Bajram Currit. Qyteti u përfshi nga një atmosferë e veçantë mbrëmjen e së shtunës, ku performuan “12 Tupanxhinjtë e Tropojës”.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Një trajtim i thjeshtë mund të ndalojë përparimin e kariesit te fëmijët
Një trajtim i thjeshtë mund të ndalojë përparimin e kariesit te fëmijët
TOP Momenti
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë
TOP Momenti
Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë ish-trajneri Erdogan Celina
Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë ish-trajneri Erdogan Celina
TOP Momenti
Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
TOP Momenti
Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën
Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?