U ndalua në një stacion që nuk e kishte planifikuar.
E këtu, menjëherë iu largua shenja e verdhe që e mbante mbi veturë.
Kjo pasi u konstatuan se ky taksist ishte ilegal.
Në këtë formë, inspektorati i Fushë Kosovës, po e vazhdon aksionin kundër taksive ilegale.
E ky shofer, nuk ishte i pari që mëngjesin së hënës u kap ilegalisht duke punuar.
Por, dikush po thotë se pavarësisht aplikimit për këtë punë, leja nuk iu dha nga komuna.
“Del të dënon kur don edhe të thotë s’ki të drejtë, s’ki të drejtë. Qysh s’kom të drejtë në shtet temin me punu, qysh s’kom të drejtë. Ku kam të drejtë unë me punu këtu, jo në Evropë, jo, ku me shku në hënë a?… Jom kon po as nuk të pranojnë në zyre, as në zyre nuk të pranojnë, ka shumë taksisa nuk kemi na leje me dhanë”, u shpreh një taksist.
Por, për ta fituar këtë të drejtë, sipas inspektoratit të Fushë Kosovës, duhet të plotësohen disa kritere.
I pari prej tyre, të jetë banor i Fushë Kosovës.
“Jo aspak nuk është numri i kufizum. Mjafton me qenë banor i Fushë Kosovës që është primare. Janë edhe disa kritere tjera mirëpo më shumë këtu në Fushë Kosovë e kemi problemin që janë të vendeve tjera dhe pretendojnë me marrë leje tek na, gjë që neve nuk na lejohet me e bo atë punë se janë disa rregullore, disa ligje që duhet me i ndjek. Ai zotnia nuk është i vendit tonë dhe as që ka bo kërkesë për leje të punës”, sqaroi Jehona Gërguri- zyrtare për transport rrugor.
E për taksistët ilegal, u shqiptuan edhe gjoba.
“Ne bazohem në rregulloren komunale. Gjoba shkon 100 deri në 1000 euro, po na gjithmonë veprojmë me gjobën minimale”, u shpreh Gërguri.
Por, jo të gjithë taksistët e pritën keq këtë aksion.
Disa prej tyre kërkuan që inspektimet të shtrihen deri tek pjesa e aeroportit.
“Duhet me pas edhe ma shpesh jo veç për neve po edhe çdo sen që punon me firmë duhet me pas me licencë, me dokumentacion, me kon në rregull. Po këta është mirë me ardh edhe në aeroport me na inspektu pak se kem shumë ilegalsa që punojnë”, tha Gëzim Gjemshiti –taksist.
Ndryshem në Komunën e Fushë Kosovës aktualisht veprojnë afër 70 taxi të licencuara.
Ndërkohë çmimi i tyre deri në Prishtinë, ka shkuar në 1 euro.

