By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Masakrat e luftës nën hetim, Prokuroria Speciale vlerësohet për rezultatet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Masakrat e luftës nën hetim, Prokuroria Speciale vlerësohet për rezultatet
TOP Momenti

Masakrat e luftës nën hetim, Prokuroria Speciale vlerësohet për rezultatet

Momenti
Published: June 21, 2026

Vitet 98-99 ishin të kobshme për shqiptarët.

Masakra e vrasje të civilëve u bënë në pothuajse në gjithë territorin e Kosovës.

27 vite pas, vazhdojnë të arrestohen persona si të dyshuar për përfshirje në këto krime.

Your browser does not support the video tag.

Këto vonesa në trajtimin e krimeve serbe, monitoruesit ia atribuojnë ndërrimit të kompetencave nga një institucion në tjetrin për ndjekjen e këtyre krimeve.

“Hetues të Tribunalit të Hagës, nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, janë hetuar nga hetues të UNMIK-ut, nga hetues të EULEX-it, tanimë nga viti 2018 kanë filluar të hetohen nga institucionet vendore, Prokuroria Speciale. Pra, asnjëherë nuk është ndalur hetimi i krimeve të luftës. Por, rezultatet nuk janë aq të kënaqshme, për shkak të klimës politike, për shkak të mosbashkëpunimit mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë”, deklaroi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Rol të rëndësishëm në kapjen e kryerësve të krimeve, konsiderohet se kanë edhe qytetarët.

“Deri në vitin 2018 kjo ka qenë përgjegjësi e institucioneve ndërkombëtare prezente në Kosovë. Megjithatë, kjo po dëshmon se Prokuroria e Kosovës, institucionet tona të drejtësisë po veprojnë dhe po shpresoj se kanë siguruar prova të mjaftueshme në këtë drejtim. Qytetarët e vendit duhet me bashkëpunu me institucionet tona të drejtësisë, sepse vetëm kështu mund të jenë kontribues të zbardhjes së të vërtetës”, deklaroi avokati Ardian Bajraktari.

Punë me rezultate vlerësohet se po tregon Prokuroria Speciale, që nga koha kur ajo ka marrë kompetencat për hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë.

“Po shihet në kohën e fundit se është një iniciativë më e madhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, institucioneve të drejtësisë m’i hetu këto krime dhe m’i qit para drejtësisë do të thotë kryerësit e këtyre krimeve. Kështu që, po shihet se kanë ndërmarrë hapa më serioz dhe më të shpejtë për kapjen e kriminelëve të cilët kanë kryer masakra në Kosovë”, tha Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të Luftës.

Së fundi, u arrestuan pesë persona si të dyshuar për masakrën e Reçakut.

Shumica nga ta që prej pasluftës jetonin në Kosovë.

source

You Might Also Like

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar
​Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin francez, Olivier Guerot
Vritet një grua në Prizren, dyshohet se u ngufat nga bashkëshorti i saj

LEXO GJITHASHTU

Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet
Përparim Rama viziton kompaninë “Pastrimi”, merr zotim se do të zgjidhet çështja e mbeturinave në kryeqytet
Lajme
Kadrijaj-Kurtit: Patriot me bateria, shkelës i kushtetutuës, je në trenin e gabuar
Kadrijaj-Kurtit: Patriot me bateria, shkelës i kushtetutuës, je në trenin e gabuar
Lajme
Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike
Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike
Lajme
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje
PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje
TOP Momenti
Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

You Might Also Like

Alvarez mungoi në stërvitjen e sotme te Atletico, raportohet se ka probleme me bark
TOP Momenti

Alvarez mungoi në stërvitjen e sotme te Atletico, raportohet se ka probleme me bark

August 26, 2026
​William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës
TOP Momenti

​William Walker propozon Faton Bislimin për president të Kosovës

August 26, 2026
Konjufca thotë se LVV i ka emrat për president, por nuk mund t’i bëjë publikë
TOP Momenti

Konjufca thotë se LVV i ka emrat për president, por nuk mund t’i bëjë publikë

August 26, 2026
​Konjufca për aktakuzën ndaj Shehollit: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin
TOP Momenti

​Konjufca për aktakuzën ndaj Shehollit: Rrjetet e spiunazhit synojnë destabilizimin

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?