By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Masa të shtuara të sigurisë në bregdetin e Shqipërisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Masa të shtuara të sigurisë në bregdetin e Shqipërisë
TOP Momenti

​Masa të shtuara të sigurisë në bregdetin e Shqipërisë

Momenti
Published: June 26, 2026

Qeveria e Shqipërisë po ndërmerr masa të shtuara sigurie në bregdetin shqiptar, edhe kësaj vere cak i mijëra qytetarëve edhe nga Kosova.

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari prezantoi në Durrës masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2026.

Your browser does not support the video tag.

Lamallari tha se strukturat e Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare janë në gatishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë përgjatë gjithë sezonit veror, duke përdorur kapacitete të shtuara dhe teknologji moderne.

“Jemi gati me të gjitha kapacitetet tona. Kemi marrë masat e nevojshme për një sezon të sigurt dhe të qetë. Policia Detare ka një rol parësor për të garantuar sigurinë në plazhet e vendit dhe për të shmangur incidentet me mjetet lundruese, nga brigjet e Adriatikut deri te ato të Jonit,” tha Lamallari.

Your browser does not support the video tag.

Ai bëri të ditur se Njësia Policore Detare do të operojë këtë sezon me 35 motorë uji, personel të trajnuar dhe monitorim nga ajri me dronë, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit në të gjithë vijën bregdetare.

“Vetëm gjatë vitit 2025, Policia Detare u ka ardhur në ndihmë 231 qytetarëve dhe 80 mjeteve lundruese që u gjendën në vështirësi në det. Edhe këtë sezon, Njësia Policore Detare do të jetë aktive me 35 motorë uji, personel të trajnuar dhe monitorim nga ajri me dronë, në funksion të sigurisë së pushuesve. Policia Kufitare do të lehtësojë procedurat për jahtet dhe mjetet lundruese që vizitojnë vendin tonë. Ky është një kontribut i rëndësishëm që krijon lehtësira për turizmin detar në Shqipëri. Misioni ynë është një shërbim profesional dhe dinjitoz, për një Shqipëri moderne dhe mikpritëse, që plotëson standardet evropiane duke ruajtur vlerat më të mira të saj. Sezoni turistik 2026 do të jetë një sezon i sigurt dhe synojmë që vendi të rrisë edhe më tej numrin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar”, tha Lamallari.

Autoritetet theksuan se siguria e qytetarëve dhe e miliona turistëve që vizitojnë vendin mbetet prioritet, ndërsa Policia e Shtetit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare do të jenë të angazhuara gjatë gjithë sezonit veror me patrullime të shtuara, teknologji bashkëkohore dhe gatishmëri të plotë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik. /kp/

You Might Also Like

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
LSDM: Mickoski më në fund e pranoi se nuk mund të ketë ndryshim në kornizën negociuese me BE-në
Angellov: Lëvizja në pyje nuk është e ndaluar, është e detyrueshme të merret leje
Supremja refuzon kërkesën për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
Dënime deri në dy mijë euro, nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje përkatëse

You Might Also Like

ESHS: Rritet numri i vdekjeve të dhunshme në Maqedoni
TOP Momenti

ESHS: Rritet numri i vdekjeve të dhunshme në Maqedoni

June 26, 2026
AGK mirëpret dënimin për kanosjen ndaj gazetarit Kika, kërkon politika më të ashpra ndëshkimore
TOP Momenti

AGK mirëpret dënimin për kanosjen ndaj gazetarit Kika, kërkon politika më të ashpra ndëshkimore

June 26, 2026
Kryetari i komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë
TOP Momenti

Kryetari i komunës së Nikshiqit, prorusi Kovaçeviq ndalohet të hyjë në Kosovë

June 26, 2026
Hasani: Beteja e Kosovës nuk ishte vetëm serbe, shqiptarët ishin pjesë e koalicionit ballkanik
TOP Momenti

Hasani: Beteja e Kosovës nuk ishte vetëm serbe, shqiptarët ishin pjesë e koalicionit ballkanik

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?