By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hasani: Beteja e Kosovës nuk ishte vetëm serbe, shqiptarët ishin pjesë e koalicionit ballkanik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hasani: Beteja e Kosovës nuk ishte vetëm serbe, shqiptarët ishin pjesë e koalicionit ballkanik
TOP Momenti

Hasani: Beteja e Kosovës nuk ishte vetëm serbe, shqiptarët ishin pjesë e koalicionit ballkanik

Momenti
Published: June 26, 2026

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës organizuan një aktivitet para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku prezantuan ilustrimin “Një Betejë, shumë pikëpyetje”, me synimin për të nxitur debat mbi interpretimin historik të kësaj ngjarjeje.

Profesori Hasani tha se aktiviteti synon të paraqesë fakte dhe argumente historike për mënyrën se si historiografia, Kisha dhe politika serbe e kanë interpretuar dhe instrumentalizuar Betejën e Kosovës gjatë dekadave.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, kjo ngjarje duhet të trajtohet mbi bazën e burimeve historike dhe jo përmes interpretimeve politike që kanë ndërtuar narrativa kombëtare.

Hasani theksoi se përpjekjet për ta shndërruar Betejën e Kosovës në një simbol kombëtar serb nisën që në vitin 1889, me rastin e 500-vjetorit të saj. Ai tha se, ndonëse ishte planifikuar organizimi i aktiviteteve përkujtimore, dokumentet zyrtare osmane tregojnë se autoritetet e kohës nuk lejuan zhvillimin e tyre në formën e parashikuar.

Profesori shtoi se forma moderne e asaj që njihet si “Miti i Kosovës” u konsolidua gjatë shekullit XIX, veçanërisht përmes veprës “Kunora e Maleve” të Petar II Petroviq-Njegoshit.

Sipas Hasanit, pikërisht në vitin 1889 nisi edhe përpjekja për ta lidhur kujtesën e Betejës së Kosovës me Vidovdanin, duke e shndërruar gradualisht ngjarjen nga një betejë mesjetare në një nga mitet më të fuqishme politike të Ballkanit modern.

Ai vlerësoi se interpretimi i betejës si simbol kombëtar serb u bë themeli i të ashtuquajturit “Mit i Kosovës”, një narrativë që, sipas tij, paraqet serbët si një popull me një mision të veçantë historik. Hasani theksoi se në ndërtimin e këtij miti rol të rëndësishëm ka luajtur edhe tradita folklorike, veçanërisht rrëfimi i njohur si “Darka e Lazarit”, i ndërtuar sipas modelit të Darkës së Fundit të Krishtit.

Beteja e Kosovës u zhvillua në qershor të vitit 1389 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe një aleance të gjerë popujsh ballkanikë dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë mesjetare të rajonit./KP.

You Might Also Like

Mickoski: Për dy vite kemi krijuar 17 mijë vende të reja pune
Dardan Cena dhe Akil Gjakova kualifikohen në çerekfinale të lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
IQMT: Kontrollet po japin rezultat – marketet e inspektuara po respektojnë udhëzimet për produktet e qumështit
Përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, të pranishëm në seancën e thirrur nga PDK-ja
Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

LEXO GJITHASHTU

REL: Shtetet e Baltikut po përgatiten për kërcënimin nga Rusia
REL: Shtetet e Baltikut po përgatiten për kërcënimin nga Rusia
Lajme
Shoqata e Industrisë së Qumështit ia zë derën ministrit Muja me kërkesa, kanë një paralajmërim
Shoqata e Industrisë së Qumështit ia zë derën ministrit Muja me kërkesa, kanë një paralajmërim
Lajme
U mbyt në lumin Drin, gjendet pas disa orë kërkimesh trupi i pajetë i 7-vjeçares
U mbyt në lumin Drin, gjendet pas disa orë kërkimesh trupi i pajetë i 7-vjeçares
Lajme
Homazhe në Kalludër, familjarët e 23 të zhdukurve vizitojnë varrezën masive
Homazhe në Kalludër, familjarët e 23 të zhdukurve vizitojnë varrezën masive
Lajme
Avokatja e Konjufcës: Aktgjykim i drejtë, prokuroria nuk kishte bazë të qëndrueshme provuese
Avokatja e Konjufcës: Aktgjykim i drejtë, prokuroria nuk kishte bazë të qëndrueshme provuese
Lajme

You Might Also Like

MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
TOP Momenti

MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur

August 28, 2026
Musliu: Kosova është marrë peng nga LVV-ja, ejani në Kuvend
TOP Momenti

Musliu: Kosova është marrë peng nga LVV-ja, ejani në Kuvend

August 28, 2026
Alicia Kearns kritikon Serbinë për varrimin e Mlladiqit me nderime shtetërore
TOP Momenti

Alicia Kearns kritikon Serbinë për varrimin e Mlladiqit me nderime shtetërore

August 28, 2026
Familja shqiptare që humbi tre djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan
TOP Momenti

Familja shqiptare që humbi tre djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?