By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore
Lajme

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Momenti
Published: September 4, 2026

Në një ceremoni solemne dhe plot emocione, Kolegji AAB ka shënuar diplomimin e Gjeneratës XXIII, natë që mblodhi në një vend diplomantët, familjarët e tyre, profesorët, stafin dhe mysafirë të shumtë.

Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri ndërsa iu drejtua gjeneratës së 23’të, vendosi në qendër të fjalës së tij rëndësinë e këtij momenti dhe përgjegjësinë që vjen bashkë me dijen e fituar.

Your browser does not support the video tag.

Mesazhi i tij u përqendrua në idenë se diploma nuk duhet të shihet si fund i rrugëtimit akademik, por si pikënisje e një kapitulli të ri, në të cilin dija duhet të shndërrohet në punë, profesionalizëm, etikë dhe kontribut për shoqërinë.

Një tjetër moment i veçantë i mbrëmjes ishte prania e të ftuarës së nderit, MSc. Esmeralda Kazia.

Drejtoreshë Ekzekutive e Teknologjisë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, eksperte dhe lidere ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike, Kazia solli para të diplomuarve perspektivën e një profesionisteje që ka ndërtuar karrierë në një prej fushave më të rëndësishme të kohës moderne.

Në emër të gjeneratës, fjalën e pati studenti i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Resul Maxhuni, që solli në skenë zërin e vetë diplomantëve, kujtimet, sfidat, emocionet dhe pritjet që i kanë shoqëruar gjatë viteve të studimit.

Përmes tij, në skenë foli një gjeneratë e tërë: studentë që ndanë ligjëratat, provimet, sukseset, vështirësitë dhe momentet që sot janë shndërruar në kujtime.

Pas fjalimeve, ceremonia kaloi në aktin e saj qendror: ndarjen solemne të diplomave. Nga ky moment të pranishmit nuk ishin vetëm studentë të Kolegjit AAB, por alumni dhe pjesë e një komuniteti që do ta përfaqësojë institucionin përmes punës, arritjeve dhe kontributit në shoqëri.

Sonte u festuan vite të tëra pune. U festuan sakrificat e familjeve. U festuan ëndrrat e studentëve. Dhe mbi të gjitha, u festua fillimi i një kapitulli të ri.

Urime diplomantë, rruga juaj sapo ka filluar!

The post AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale
35 pjesëtarë të policisë speciale serbe të identifikuar për sulmin ndaj Jasharaje, Prokuori Valdet Gashi jep detaje
Elshani: Policia po asiston në aksionin për rrënimin e objekteve pa leje në Rezallë
Marta Kos anulon vizitën në Beograd për shkak të nderimeve shtetërore të kriminelit Ratko Mlladiqit
Refuzuan t’i hapnin krahun e lëvizjes njëri-tjetrit, aksidentohen tre automjete në Lushnjë

LEXO GJITHASHTU

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?
Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?
TOP Momenti
Zhernovski: Prokuroria të hapë hetim për kredinë hungareze edhe në Maqedoni
Zhernovski: Prokuroria të hapë hetim për kredinë hungareze edhe në Maqedoni
TOP Momenti
PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë
PSG synon ta “blindojë” Kvaratskhelian para ceremonisë së Topit të Artë
TOP Momenti
Vuçiqi shmang përgjigjen për funeralin e Mlladiqit: Kaq mund t’ju them
Vuçiqi shmang përgjigjen për funeralin e Mlladiqit: Kaq mund t’ju them
Lajme
Gjini vlerëson suksesin e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Gjini vlerëson suksesin e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari, Isufaj jep detaje në konferencë
Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për vrasjen dhe masakrimin e familjes Jashari, Isufaj jep detaje në konferencë

September 4, 2026
Zulfajn e zhgënjejnë ministrat në Dublin: S’e dëgjuam askënd në këtë sallë të kërkojë që aplikimi i Kosovës të ecë përpara
Lajme

Zulfajn e zhgënjejnë ministrat në Dublin: S’e dëgjuam askënd në këtë sallë të kërkojë që aplikimi i Kosovës të ecë përpara

September 4, 2026
Rekord në SHBA, nafta arrin 5.85 dollarë për gallon
Lajme

Rekord në SHBA, nafta arrin 5.85 dollarë për gallon

September 4, 2026
Dogana e Kosovës arkëton mbi 1 miliard e 300 mijë euro, të hyrat rriten për 6 për qind
Lajme

Dogana e Kosovës arkëton mbi 1 miliard e 300 mijë euro, të hyrat rriten për 6 për qind

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?