By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore
Lajme

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Momenti
SHARE

Me një sërë manifestimesh, koncertesh dhe deklaratash nga zyrtarët se rruga drejt Bashkimit Evropian, uniteti qytetar dhe forcimi i institucioneve mbeten prioritetet kryesore, Mali i Zi shënon sot njëzet vjet nga referendumi i vitit 2006, me të cilin riktheu pavarësinë shtetërore.

Me këtë vendim, pas 88 vjetësh, Mali i Zi u bë sërish i pavarur.

Në referendum votuan 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Prej tyre, pavarësinë e mbështetën 55.5 për qind, ndërsa 44.5 për qind votuan për qëndrimin në një shtet të përbashkët me Serbinë.

Sot, 20 vjet më vonë, sipas sondazheve të opinionit publik, idenë e një Mali të Zi të pavarur do ta mbështesnin rreth 70 për qind e qytetarëve.

Fushatën e atëhershme për pavarësi e udhëhoqi lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq.

Pyetja e referendumit ishte: “A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur me subjektivitet të plotë ndërkombëtar?”

Fushata e referendumit u zhvillua në një atmosferë tensionesh mes bllokut për pavarësi dhe partive proserbe që kërkonin shtet të përbashkët me Serbinë.

Në këtë proces morën pjesë edhe pakicat kombëtare, të cilat ishin pjesë e bllokut për pavarësi.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se dy dekada pas rikthimit të pavarësisë, Mali i Zi ka një ide që e bashkon dhe e udhëheq – “Mali i Zi evropian dhe projekti i një Evrope të bashkuar”.

Në një ceremoni me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë, Spajiq tha se referendumi i vitit 2006 ishte një hap i madh, por vetëm hapi i parë në ndërtimin e shtetit, raportoi Radio Televizioni i Malit të Zi.

Njëzet vjet pas referendumit, Mali i Zi është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe “kandidat i radhës” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht mbetet një vend me ndarje të thella politike dhe me ndikim të fortë të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai ka përjetuar trazira të shumta politike, por edhe një ndryshim paqësor të pushtetit në vitin 2020, kur fituesit e referendumit ua dorëzuan pushtetin atyre që në vitin 2006 ishin kryesisht për bashkim me Serbinë./REL/

The post Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hamza pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit
Lushtaku: “Albini e ka me mu personale, i dhemb Drenica” –
PTHP: Prokurori Publik nuk mund ta ndalojë dikë që ta marrë atë në telefon
Tubimi i Vuçiqit në Kumanovë, Zhernovski: Pse bullgarët janë rrezik për qeverinë, e serbët jo?
Lushtaku i kërkon Kurtit që brenda 24 orëve të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje publike
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin: Shërbimin publik e sheh si detyrim ndaj qytetarëve
Lajme

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin: Shërbimin publik e sheh si detyrim ndaj qytetarëve

Momenti
Momenti
May 10, 2026
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manhattan
VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
Ministrja bullgare Çamova tha se u takua me Mucunskin, ai thotë: Nuk ishte takim
“8 orë pa ujë e ushqim”/ Bardhi: Dënoj trajtimin e 40 të rinjve shqiptarë nga policia maqedonase, heshtje skandaloze e Tiranës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?