By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Lushtaku fshihet pas bandës”, Mehani: Sulmi ndaj meje ishte i organizuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Lushtaku fshihet pas bandës”, Mehani: Sulmi ndaj meje ishte i organizuar
TOP Momenti

“Lushtaku fshihet pas bandës”, Mehani: Sulmi ndaj meje ishte i organizuar

Momenti
Published: May 16, 2026

Hysni Mehani, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka vazhduar të mbaj qëndrimin e njëjtë se kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku e ka organizuar qëllimisht sulmin fizik ndaj tij.

Në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Mehani e cilësoi Lushtakun si person që nuk merr përgjegjësi për veprimet e veta dhe tenton të ushtrojë presion ndaj kundërshtarëve politikë.

Ai deklaroi se sulmi ndaj tij ishte i organizuar dhe kishte për qëllim frikësimin e tij dhe të aktivistëve të LVV-së në Skenderaj.

Mehani kritikoi gjithashtu nivelin e udhëheqjes lokale dhe tha se reagimet ndaj një postimi të tij në rrjetet sociale, ku e kishte cilësuar Lushtakun si “Sami Serbia” janë përdorur si arsyetim për tensionet e fundit, megjithëse, sipas tij, ai postim kishte kohë që ishte publikuar dhe nuk kishte shkaktuar reagime më herët.

“Lushtaku shitet që është trim, por primitiv, sepse kur e bën aktin të paktën duhet ta marrë edhe përgjegjësinë. Është qyqar dhe fshihet pas të bëmave, diçka që secili qytetar i Kosovës e di që është gënjeshtër, por ai nuk i njeh vlerat morale dhe etike njerëzore. Çfarë të themi për një qenie të tillë që ende vendos për fatin e njerëzve dhe shëtitet i lirë. Fatkeqësia jonë është që kemi kryetarë komunash që s’e kanë kryer as klasën e katërt dhe nuk arrijnë me kuptua as sarkazëm e as ironinë. Por, edhe për ata që s’i kuptojnë këto, unë e kam bërë sqarimin e atij postimi e ai postim ka kaluar muaj që është postuar. Ne kemi mbajtur mbledhje komunale dhe jemi takuar me kriminelin Lushtaku edhe s’ka pasur asnjë reagim”, tha ai në Tëvë1.

“Sulmi i Sami Lushtakun ndaj meje është qyqar dhe tinëzar. E ka pasur pas vete bandën dhe ka ardh me më sulmua për me krijua një ‘fitore’ se ja çfarë bëj unë dhe si arrijë me i terrorizua njerëzit që janë në jetën e tyre më normale”.

 

source

You Might Also Like

Zbulohen 12 emigrantë të paligjshëm në terminalet doganore në Tetovë dhe në Shkup
Hoti pas deklaratave të Kurtit: Si mund të thirret në marrëveshje kur Bekim Sejdiu u tërhoq
Greiçevci me akuza ndaj ish-prokurorit Williamson: Më i dëmshëm se Dick Marty, gënjeu për trafikim organesh
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat

LEXO GJITHASHTU

Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Shkollat në Turkmeni raportohet se iu bëjnë vajzave teste të virgjërisë për t’ua vlerësuar “pastërtinë morale”
Lajme
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
ETC prej fillimit – 21 vite një histori bashkë!
Lajme
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar”, ambasada amerikane në Tiranë njofton për takimin e Ramës me Wendt
Lajme
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Due takon Gjuriqin e Petkoviqin në Beograd, në komunikatën e UNMIK’u figuron “OKiM”, shkurtesë për emërtimin serb “Kosovë e Metohi”
Lajme
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
Lajme

You Might Also Like

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti

Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm

September 30, 2026
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues

September 30, 2026
E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje
TOP Momenti

E pranuan fajin, dënohen me burg tre të akuzuarit për falsifikim të lejeve për vozitje

September 30, 2026
Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski
TOP Momenti

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?