By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushaku-Sadriu: Kjo legjislaturë karakterizohet me një arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës legjislative
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushaku-Sadriu: Kjo legjislaturë karakterizohet me një arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës legjislative
TOP Momenti

Lushaku-Sadriu: Kjo legjislaturë karakterizohet me një arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës legjislative

Momenti
Published: May 12, 2026

Jehona Lushaku-Sadriu, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se që nga zgjedhjet e kaluara dhe kjo legjislaturë, karakterizohet me një arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës legjislative

Këtë deklarim, Lushaku-Sdariu, e bëri të martën në konferencën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku u publikua raporti monitorues për punën e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Lushaku-Sadriu, vlerësoi punën e IKD-së në hartim të raportit të publikuar, duke thënë se në të janë theksuar argumentet dhe faktet se si ka funksionuar Kuvendi në muajt e fundit.

“Prej zgjedhjeve të kaluara dhe kjo legjislaturë, vërtetë karakterizohet me një arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës kuvendare, agjendës legjislative. Kemi parë një prezantim të një agjende që ka synuar me çdo kusht t’i thyej të gjitha afatet kohore vetëm për t’i proceduar projektligjet dhe cilësia e këtyre ligjeve nuk ka qenë asnjëherë preokupim i shumicës”, tha ajo, raporton Betimi për Drejtësi.

Your browser does not support the video tag.

Ish-deputetja e LDK-së, tha se shteti do të ketë probleme serioze në implemntimin e projektligjeve, pasi nuk përkojnë më realitetin.

“Dhe një parti politike kur ka kaq shumë vota me arrogancën e saj i ka tejkaluar ato ligje dhe i ka arritur që të miratojë- për çka vërtetë lë për të dëshiruar edhe implementimi, Kosova ka me pasë probleme serioze me i implementu ato projektligje sepse nuk përkojnë me realitetin”, tha Lushak-Sadriu.

Ajo u shpreh se që nga konstituimi i Kuvendit është parë një mosrespektim apo një tendencë për t’i imponuar ligjet dhe sipas saj duke iu evituar posaçërisht diskutimeve publike.

“Kur nuk respektohen afatet dhe iu iket diskutimeve publike, nuk adresohen çështjet e grupeve të interesit, duke i përjashtuar nga procedura e hartimit të ligjit, vërtetë e ka cenuar demokracinë e Kuvendit”, tha Lushaku-Sadriu.

Ajo reagoi edhe ndaj deklaratës së ish-deputetit të LVV-së Ilir Kërçeli që tha se është parë që vendi do të shkonte në zgjedhje.

“Sot po na thuhet që është ditë që do të shkojmë në zgjedhje, ne si deputetë nuk e kemi pasë prej fillimi ndjenjën që do të shkojmë në zgjedhje, por kjo tregon vërtetë për një planifikim të shkuarjes në zgjedhje dhe një mosgatishmëri pikërisht të parimeve kryesore demokratike që janë marrëveshjet politike dhe konsensusi. Të dyja këto parime me gjasë në mënyrë arrogante janë hequr nga aplikimi në agjendën e Kuvendit”, u shpreh ish-deputetja e LDK-së.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të martën organizoi konferencë diskutimi me temën: “Legjislatura e X-të e Kuvendit të Kosovës: Sfidat, krizat dhe mësimet për të ardhmen”, në kuadër të së cilës u publikua raporti monitorues për punën e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Kosovës.

The post Lushaku-Sadriu: Kjo legjislaturë karakterizohet me një arrogancë të shumicës në përcaktimin e agjendës legjislative appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ditari: 26.06.2026
​Temperaturat deri në 33 gradë këtë fundjavë
AlbaHealth nis misionin për bashkimin e profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Për shkak të një aksidenti ndërpritet trafiku në rrugën Prilep-Gradsko

You Might Also Like

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme
TOP Momenti

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

June 26, 2026
“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren
TOP Momenti

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

June 26, 2026
Ministria e Transportit: Inspektorati do të heqë objektin e paligjshëm në qendrën e vjetër të Ohrit
TOP Momenti

Ministria e Transportit: Inspektorati do të heqë objektin e paligjshëm në qendrën e vjetër të Ohrit

June 26, 2026
Muriqi flet për madhështinë e Fenerbahçes
TOP Momenti

Muriqi flet për madhështinë e Fenerbahçes

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?