By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV, deputetët e LDK’së t’i nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV, deputetët e LDK’së t’i nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë
Lajme

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV, deputetët e LDK’së t’i nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë

Momenti
Published: July 31, 2026

Nënkryetarja e LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, në një konferencë për media pas takimit me u.d. presidenten Albulena Haxhiu dhe përfaqësues të tjerë të partive, tha se më 6 gusht kur mbahet seanca konstituive duht të të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit.

“Ne synojmë që Kuvendi të konstituohet dhe dëshirojmë që sa më shpejt t’i japim institucione vendit tonë”, tha ajo.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk ka ndonjë ftesë tani meqë edhe janë përmbyllë proceset për cka i kishim ndërprerë dialogun tonë me Vetëvendosjen sa i përket institucioneve. Sapo të kemi një takim dhe të kemi dialog edhe marrëveshje do t’ua bëjmë [të ditur], nëse do të ketë marrëveshje”.

E pyetur nëse kanë preferenca për pozita, Lushaku mohoi që pozitat janë arsyeja kryesore pse po hyjnë në dialog me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo insistoi se parimet bazë të LDK’së duhet të respektohen për një marrëveshje të mundshme dhe tha se pozitat janë çështje “e dorës së tretë”.

“Çdo partneritet në mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë sepse secila parti ka garuar me një program dhe me disa parime bazë. Jemi parti që qartësisht jemi të orientuar nga Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që dëshirojmë t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti. Dialogu mbi partneritetin dhe mbi një marrëveshje eventuale ndërtohet mbi parime edhe mbi pozitat, por fillimisht mbi parimet. Kah duam t’i orientojmë objektivat e programit tonë e pozitat janë çështje e dorës së tretë”.

Lushaku po ashtu u pyet mbi unifikimin brenda Grupit Parlamentar të LDK’së për këto negociata.

“Angazhimi i LDK’së edhe i deputetëve duhet të jetë në prizmin e bërjes së institucioneve të shtetit tonë, themelimit të institucioneve dhe dhënies së kontributit si parti për aq sa kemi fuqi politike. Grupi Parlamentar normalisht që duhet të jetë në harmoni me këtë deklaratë sepse Kuvendi i LDK është organi më i lartë, i cili bën orientimet strategjike dhe objektivat kryesore të partisë. Ne i nënshtrohemi vullnetit të anëtarësisë”./Express/

The post Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV, deputetët e LDK’së t’i nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shembja e deponisë së mbeturinave në Guine vret 30 persona
SHBA paralajmëron Kanadanë: Një luftë tregtare do të ishte katastrofike për ju
Ramadani për riparimin e vagonëve të Trainkos: Pushteti i dha kontratë Serbisë pas sulmit në Banjskë
Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve
Deklaratat e opozitës për Hashim Thaçin President, Bahtiri i drejtohet PDK’së: Iluzion politik, kthehuni në tavolinë

LEXO GJITHASHTU

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
TOP Momenti
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
TOP Momenti
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
TOP Momenti
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
TOP Momenti
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë
TOP Momenti

You Might Also Like

Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh
Lajme

Vetura e parë elektrike e Ferrarit shitet në ankand për një rekord prej 40 milionë dollarësh

August 23, 2026
OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentë
Lajme

OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentë

August 23, 2026
Mourinho: Është e tepërt ajo që po i bëjnë Viniciusit, ngacmimet ndaj tij po përsëriten
Lajme

Mourinho: Është e tepërt ajo që po i bëjnë Viniciusit, ngacmimet ndaj tij po përsëriten

August 23, 2026
Një test i thjeshtë nga pështyma mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të zorrës së trashë
Lajme

Një test i thjeshtë nga pështyma mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit të zorrës së trashë

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?