By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Luftë e ashpër fjalësh për flamingot: Çfarë rrezikon Shqipëria?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Luftë e ashpër fjalësh për flamingot: Çfarë rrezikon Shqipëria?
TOP Momenti

Luftë e ashpër fjalësh për flamingot: Çfarë rrezikon Shqipëria?

Momenti
Published: June 10, 2026

Tensionet verbale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe autoriteteve iraniane u ashpërsuan me shkëmbime të reja akuzash për ndërhyrje dhe propagandë.

Në qendër të tyre janë protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik luksoz në jug të vendit, për të cilat Rama akuzoi Iranin për ndikim përmes narrativëve dezinformues, ndërsa pala iraniane tha se ai po e përdor atë për të justifikuar pakënaqësitë e brendshme.

Your browser does not support the video tag.

“Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër Qeverisë së tyre, ta kritikojnë kryeministrin e tyre, të kërkojnë drejtësi dhe të bëjnë thirrje për zgjedhje pa frikën e burgosjes”, shkroi Rama në platformën X më 10 qershor.

“A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni?”, pyeti ai, duke iu drejtuar zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei.

Your browser does not support the video tag.

Ky i fundit, një ditë më herët, i bëri thirrje Ramës “të qetësohet” dhe të dëgjojë kërkesat e popullit të tij.

Shoqëruar me një video nga protestat në Tiranë, Baqaei shpërndau edhe thirrjet e protestuesve në shqip: “Jo korrupsionit!”, “Duam drejtësi!” dhe “Rama ik!”.

Si nisi?

Debati mes palëve nisi në fillim të javës, kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi në një konferencë për media se autoritetet shqiptare po shmangin shqetësimet e qytetarëve dhe po përpiqen ta zhvendosin debatin, duke akuzuar Iranin për dezinformim.

Paraprakisht, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin për përfshirje në “luftë hibride” kundër një projekti investimi në Shqipëri – i planifikuar nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump – me vlerë rreth 4 miliardë euro.

Në një intervistë për gazetën amerikane Politico, ai tha se fushata e dezinformimit lidhet me narrativë të rremë dhe të rrezikshëm, përfshirë pretendime se projekti mund të përfshijë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.

Baqaei – vendi i të cilit është në luftë me SHBA-në dhe Izraelin – u shpreh se populli shqiptar është mjaftueshëm i mprehtë për të mos i besuar këto pretendime – sipas tij “qesharake”.

Kush dhe pse proteston?

Prej ditësh, mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë kundër projektit turistik të planifikuar nga Kushner, duke kërkuar anulimin e tij për shkak të ndikimit të mundshëm në një zonë të mbrojtur, ku jetojnë flamingo, foka dhe breshka deti.

Protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, nisën më 30 maj, pasi një pjesë e vijës bregdetare në Zvërnec, pranë Vlorës, u rrethua dhe u vu nën kontroll privat sigurie.

Zona, dikur e mbrojtur, së bashku me ishullin e Sazanit, është përfshirë në projektin e Kushnerit për zhvillimin e një destinacioni turistik luksoz.

Kompania e lidhur me investimet e parapara të Kushnerit, Sazan Real Estate Development LLC, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se i respekton të gjitha proceset institucionale, por kundërshtarët ngrenë shqetësime për mungesë transparence dhe rrezik mjedisor.

Rama: Populli shqiptar di të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra

Në replikën e tij ndaj zëdhënësit iranian, Rama – i cili e mbron projektin turistik si pjesë të strategjisë për zhvillimin ekonomik të vendit – tha se “populli shqiptar është mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra”.

Ai akuzoi Iranin për përdorimin e profileve dhe videove të rreme për të krijuar konfuzion në opinionin publik.

Baqaei i hodhi poshtë këto akuza dhe deklaroi se nëse Shqipëria zgjedh të “shesë sovranitetin e saj”, kjo është çështje e saj.

Në përgjigje, Rama theksoi se Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një shtet që, sipas tij, ka qenë i përfshirë në sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.

Ai rikujtoi se ishin pikërisht këto incidente që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 2022.

“… sepse, pavarësisht dallimeve që mund të ketë mes nesh si shqiptarë, ne të gjithë jemi të qartë dhe të bashkuar në qëndrimin se çdo lloj regjimi që e mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri, është armik i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim. Dhe i juaji është më i keqi – një shtet terrorist sipas përkufizimit”, shkroi Rama në X.

Qiriazi: Irani shfrytëzon protestat për dezinformim dhe përçarje

Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Redion Qiriazi, i cilëson zhvillimet si një kombinim mes protestave të brendshme legjitime dhe një fushate të jashtme dezinformimi, ku përfshihet edhe Irani.

Sipas tij, aktorë të lidhur me Teheranin po shfrytëzojnë situatën për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të nxitur përçarje të brendshme.

Ai thekson se kjo nuk është një krizë e shkaktuar nga jashtë, por një moment i brendshëm që po manipulohet nga kundërshtarë gjeopolitikë.

“Nuk do të thosha që lufta hibride ka shkaktuar protestën, por do të thosha se zhvillimi i protestës ka sjellë nevojën për kundërshtarët politikë të Shqipërisë, si Irani, për ta dëmtuar akoma më shumë Shqipërinë”, thotë Qiriazi për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se Irani ka ndjekur prej vitesh një strategji të qëndrueshme të luftës kibernetike ndaj Shqipërisë, përfshirë sulme që kanë paralizuar institucione kyç shtetërore.

Ai përmend grupe si “Homeland Justice”, të cilat kanë publikuar materiale të manipuluara dhe përmbajtje të rreme për të krijuar perceptimin e një krize të thellë në vend.

Po ashtu, sipas tij, përdoren rrjete botesh dhe profile të rreme që përhapin narrativë konspirativë dhe përpiqen ta devijojnë debatin publik.

Qiriazi thekson se mediat shtetërore iraniane i kanë amplifikuar këta narrativë, duke i paraqitur protestat si destabilizim antiperëndimor.

Ai paralajmëron se qëllimi kryesor është minimi i besimit publik dhe dëmtimi i pozicionit të Shqipërisë si vend properëndimor.

Sipas tij, rreziku nuk është domosdoshmërisht i menjëhershëm, por i vazhdueshëm dhe potencialisht mund të përshkallëzohet edhe në sulme të reja kibernetike.

“Retorika e këtyre ditëve ka të ngjarë të nisë sulme të reja kibernetike kundër Shqipërisë, ose të vijojë qasjen strategjike të Iranit për të diskredituar edhe më shumë imazhin e vendit tonë”, thotë Qiriazi.

Qiriazi, po ashtu, paralajmëron se etiketimi i protestuesve si “agjentë të huaj” nga ana e Qeverisë shqiptare mund të ketë efekt të kundërt, duke thelluar ndarjet sociale dhe politike.

Rama, në disa raste, i ka përshkruar protestuesit si të manipuluar nga agjentë të huaj dhe i ka tallur ata përmes gjesteve teatrale.

“Nëse Qeveria nuk e trajton me kujdes mënyrën se si i etiketon qytetarët e vet, mund të prodhojë një efekt, ku në vend që t’i zbusë protestat, të nxisë akoma edhe më shumë zemërimin qytetar”, thotë Qiriazi.

“Detyra e Qeverisë është t’i targetojë kundërshtarët e Shqipërisë, pa i përbaltur, pa i përbuzur dhe pa i etiketuar si armiq të vendit ata protestues që ekzektojnë liritë dhe të drejtat e tyre themelore për të përkrahur një kauzë të caktuar”, përfundon eksperti i sigurisë.

You Might Also Like

Ish-kadrot e sigurisë ftohen të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve këtë verë, Angellov: Për tre muaj fitoni mbi 2000 euro
Shabani: Do të vazhdojmë të investojmë në ngritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e aviacionit ushtarak
Pacolli: Rasti për “Delfosin” është gënjeshtër, duhet hetim ndaj vendimeve gjyqësore
Erdogan: Sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Libanit kërcënojnë Turqinë
KMShK dënon deklaratat e nënkryetares së KPM-së për emisionin “Debat Plus”

You Might Also Like

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
TOP Momenti

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

June 10, 2026
Griep: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë
TOP Momenti

Griep: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë

June 10, 2026
Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital
TOP Momenti

Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

June 10, 2026
Rriten ndjeshëm pagat e gjyqtarëve në Kupën e Botës 2026
TOP Momenti

Rriten ndjeshëm pagat e gjyqtarëve në Kupën e Botës 2026

June 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?